Lidhu me ne

Mix

Cikli menstrual – Çfarë është normale dhe çfarë jo

Ndjekja e cikleve menstruale mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë është normale, kohën e ovulacionit dhe të identifikoni ndryshime të rëndësishme.

Edhe pse parregullsitë e ciklit menstrual zakonisht nuk janë serioze, ndonjëherë ato mund të sinjalizojnë probleme shëndetësore.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa nga shenjat që tregojnë se cikli juaj është i rregullt dhe me disa që tregojnë të kundërtën.

Çfarë është normale?

Cikli menstrual, nuk është i njëjtë për çdo grua. Ai  mund të ndodhë çdo 21 deri në 35 ditë dhe të zgjasë dy deri në shtatë ditë.

Vitet e para pas fillimit të menstruacioneve, ciklet e gjata janë të zakonshme. Megjithatë, ato priren të shkurtohen dhe të bëhen më të rregullta me kalimin e moshës.

Cikli juaj menstrual mund të quhet i rregullt, kur ka përafërsisht të njëjtën kohëzgjatje çdo muaj ose edhe kur është disi i parregullt në kohëzgjatje.

Periodat mund të jenë të lehta ose të rënda, të dhimbshme ose pa dhimbje, të gjata në kohë ose të shkurtra dhe ende të konsiderohen normale.

Mbani mend se përdorimi i disa llojeve të kontraceptivëve, mund të ndryshojnë ciklin tuaj menstrual. Në këtë rast këshillohet të bisedoni me mjekun tuaj.

Kur i afroheni menopauzës, cikli mund të bëhet sërish i parregullt. Megjithatë, për shkak se rreziku i kancerit të mitrës rritet me kalimin e moshës, diskutoni çdo gjakderdhje të parregullt rreth kësaj periudhe me mjekun tuaj.

Si mund ta gjurmoni ciklin tuaj menstrual?

Filloni të regjistroni ditën e fillimi të ciklit tuaj menstrual në një calendar, për disa muaj rresht për të identifikuar rregullsinë e tij.

Shënoni gjithashtu edhe datën e përfundimit të ciklit. Sa kohë zgjat zakonisht?

Në një bllok ju mund të shëndoni gjithashtu disa të dhëna të rëndësishme.

Si për shembull : A është më i gjatë cikli apo më i shkurtër se zakonisht? Përshkruani çdo dhimbje që ndjeni. Shihni nëse gjakderdhja juaj është apo jo normale. A keni gjakderdhje midis cikleve? A keni përjetuar ndonjë ndryshim në humor apo sjellje? Çfarë mendoni se i shkakton parregullsitë e ciklit menstrual?

Cilat janë disa nga shkaqet e parregullsisë së ciklit?

-Mungesa e menstruacioneve mund të jetë një shenjë e hershme e shtatzënisë.

-Ushqyerja me gji zakonisht vonon kthimin e menstruacioneve pas shtatzënisë.

-Çrregullime të të ngrënit.

-Humbja ekstreme e peshës dhe rritja e aktivitetit fizik mund të prishin rregullsinë e menstruacioneve.

-Sindroma e vezoreve policistike (PCOS). Gratë me këtë çrregullim të zakonshëm të sistemit endokrin mund të kenë perioda të parregullta.

-Dështimi i parakohshëm i vezoreve. Ky term i referohet humbjes së funksionit normal të vezoreve para moshës 40 vjeç.

-Sëmundja inflamatore e legenit (PID). Ky infeksion i organeve riprodhuese mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullt menstruale.

Çfarë mund të bëni për të parandaluar parregullsitë menstruale?

Për disa gra, përdorimi i pilulave kontraceptive mund të ndihmojë në rregullimin e cikleve menstruale. Megjithatë, disa parregullsi menstruale nuk mund të parandalohen.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse:

Menstruacionet tuaja ndalen papritur për më shumë se 90 ditë dhe ju nuk jeni shtatzënë

Kur vëreni se cikli bëhet papritur i çrregullt.

Keni gjakderdhje për më shumë se shtatë ditë

Cikli ndodh më në pak se 21 ditë ose për më shumë se 35 ditë.

Keni gjakderdhje midis cikleve

Keni dhimbje të forta gjatë menstruacioneve

Papritmas keni ethe dhe ndiheni të sëmurë pas përdorimit të tamponëve.

 /AgroWeb.org

MË TEPËR

Mix6 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix6 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix6 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix6 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix7 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar7 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix7 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike8 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix8 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix8 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook