Lidhu me ne

Mix

5 vendet ku nuk duhet ta lini kurrë celularin! Ekspertët: Rrezatimi mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, dhe në zhvillimin e tumoreve

Sipas ekspertëve, rrezatimi i celularit mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme të fertilitetit ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. 

Pesë vendet ku nuk duhet ta lini kurrë celularin! Ekspertët:foto ilustruese

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Ne jemi të varur nga këto pajisje të cilat tani nuk luajnë vetëm rolin e telefonit, por edhe kalendarin, axhendën, radion dhe videolojën dhe lista nuk mund të përfundojë kurrë. Nuk shkojmë askund pa to, dhe nuk ndahemi as në tualet.

Megjithatë, prekja ose ruajtja e celularit tonë në vende të caktuara mund të bëhet e rrezikshme për shëndetin tonë. Shumë studime kanë lidhur rrezatimin e celularit me shfaqjen e kancerit të trurit, tumoreve dhe problemeve riprodhuese.

Pavarësisht gjithë kësaj, vështirë se do të mund ta lëmë mënjanë celularin. Megjithatë, ne mund të mos e lëmë atë në vende të caktuara, për të mbrojtur veten sa më shumë që të jetë e mundur.

Ja cilat janë këto vende 

Në shtrat ose nën jastëk

Të flesh me celular është një ide e keqe për disa arsye. Njoftimet nuk ndalojnë natën. Drita e ekranit mund të na zgjojë dhe të çojë në probleme me gjumin në planin afatgjatë. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj dritës blu të ekranit ndikon në prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit, i cili është shumë i rëndësishëm për pushimin tonë. Përveç kësaj ekspozimi ndaj fushave elektromagnetike të gjeneruara nga celularët, mund të shkaktojë dhimbje koke, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet e shpërthimeve që kanë ndodhur në mbarë botën për shkak të temperaturave të larta që zhvillohen kur pajisjet mbulohen për një kohë të gjatë nën pëlhura.

Në xhep

Lëvizja më e zakonshme që bëjmë të gjithë. E vendosim pajisjen celulare në xhepin e pantallonave dhe vazhdojmë. Besojmë se në këtë mënyrë nuk do të humbasim asnjë njoftim apo mesazh. Megjithatë, sado logjike që tingëllon, kjo lëvizje bën më shumë dëm se sa dobi. Rrezatimi i emetuar nga një celular kur është në xhepin e pantallonave, rritet shumë në krahasim me atë kur është në çantë. Sipas ekspertëve, rrezatimi i celularit mund të ndikojë në strukturën e ADN-së, të shkaktojë probleme të fertilitetit ose të kontribuojë në zhvillimin e tumoreve. 

Në tualet

Nëse e keni zakon të merrni celularin me vete në tualet ose të vendosni muzikë ndërsa bëni banjë, më mirë harrojeni. Bakteret në sipërfaqe, sado mirë t’i pastrojmë, “ngjiten” në pajisje dhe më pas kalojnë tek duart, fytyrën dhe rrobat tona, shkruajnë mediat e huaja.  Ekspertët theksojnë se bakteret dhe mikrobet që rriten në banjë pas përdorimit të tij mbeten në hapësirë ​​për një kohë të gjatë, në mënyrë që të ngjiten lehtësisht në sipërfaqet e tjera.

Në vende shumë të ftohta ose shumë të nxehta

Nëse temperaturat në mjedis janë shumë të larta ose shumë të ulëta, është më mirë të mos e merrni celularin me vete ose ta mbani në çantë ose kuti. Ndryshimet e temperaturave janë të rrezikshme për pajisjet elektronike. Tkurrja dhe zgjerimi i shkaktuar, mund të çojë në probleme në funksionet e celularit.

Në prizë

Është më mirë të mos e lini celularin tuaj të karikuar gjatë natës ose për shumë orë. Kjo mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e baterisë së telefonit dhe performancën e baterisë. Kontribuon gjithashtu në rritjen e konsumit të energjisë dhe rrjedhimisht në faturën e energjisë elektrike.

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar17 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix19 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix19 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar19 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix19 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix20 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix20 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook