Lidhu me ne

Radar

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Historia po shkruhet nga antishqiptari Hernandez, ministria të ndërhyjë

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Historia po shkruhet nga antishqiptari

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka sjellë në vëmendje debatin për koncesionin e Butrintit.

Në një deklaratë për mediat, Zhupa thekson sërish se identiteti dhe historia shqiptare janë në rrezik, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që po zgjedhen për këtë koncesion.
Deputetja ngre alarmin se historia jonë po gërmohet dhe po shkruhet nga David Hernandez, i cili e quan Butrintin grek dhe shqiptarët njerëz me pdele, ndaj i bën thirrje ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i degjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kerkuar largimin e tyre nga Butrinti.

Deklarata e plotë:

Ka rreth 1 vit e gjysmë që si ligjvënëse e Partisë Demokratike, kundërshtoj me argumente koncesionin e Butrintit, pikërisht edhe për rrezikun që vjen për identitetin dhe historinë tonë, duke e lënë në dorë të fondacionit privat dhe studiuesve që zgjedhin ata.
Koncesioni i Butrintit sot është në Gjykatën Kushtetuese, por kjo nuk e ndalon koncensionarin AADF në formën e fondacionit, që të zgjedhi kush do gërmojë dhe të vazhdojë me gërmimet në qytetin antik.
Së fundmi, i përzgjedhur është David Hernandez. Për ata që ky emër nuk u thotë asgjë, dua t’ju njoftoj që ky është një studiues kubanez, dhe një nga autorët bazë që ka zgjedhur AADF, në planin e menaxhimit të Butrintit. Sigurisht edhe student i antishqiptarit me famë Richard Hodges, që si anëtar i bordit të drejtorëve, vazhdon me tezat e tij kundra shqiptareve.
Tani do ju ftoj të ndiqni deklaratat e Hernandezit të bëra në intervistë me gazetarin kurajoz Marin Mema, i cili ēshtë nga gazetarët që nuk ngurron në çdo rast te mbrojë edhe te lartësojë identitetin tonë kombëtar.

Siç e dëgjuat, sipas Hernandezit, i cili gërmon në Butrint prej kohësh, në këtë qytet antik nuk ka asnjë gjurmë të popullatave lokale të njohura me emrin e kaonëve apo të prasaibëve. Pra sipas tij, nuk ka asnjë gjurmë të paraardhësve tanë.
Ai thotë se nuk është asgjë më shumë se një koloni greke ku çdo gjë ishte greke dhe e ardhur nga deti. I pyetur me të drejtë nga Mema mbi fatin e vendasve, Hernandes thotë se vendasit thjesht vinin dhe iknin me dele në një qytet tërësisht grek. Pra, ne jemi barinj dhe Butrinti është grek. E njëjta teori që përpiqet të vërtetojë e të lartësojë edhe Richard Hodges. Një e pavërtetë e madhe dhe qendrim antishqiptar pa asnjë evidencë historike.

Koncensioni i Butrintit, Zhupa: Historia po shkruhet nga antishqiptari
Të dy këta, por dhe të tjerë që i zgjedhin po këta, me kompetencat që ka Hodges në bordin e drejtorëve të fondacionit, përpiqen të interpretojnë çdo gjetje sipas shkollës së tyre antishqiptare, të deformojmë realitetin, të keqperdorin pushtetin dhe të rishkruajnë historinë e shqiptarëve.
A ka dëm më të madh se ky që mund t’i behet një vendi se sa Butrintin, pasuri boterore UNESCO, t’ia zhdukësh identitetin e paraardhësve tanë, t’i mohosh historinë, vlerat kulturore?
Ky dëm nuk zhbëhet me shekuj nëse tjetërsohen gjetjet, prishen provat materiale, keqinterpretohen, manipulohet e vërteta. Ndaj konventa e Parisit ka detyruar shtetin palë të jetë pergjegjes, sepse duhet jetë përgjegjës për historinë e identitetin të vet, dhe jo fondacionet private me individë privatë me interesa meskine, në këtë rast antishqiptare.
Ne vazhdojmë betejen në Gjykatën Kushtetuese, por i bëjmë thirrje ministrisë të ndërhyjë, aq sa mund t’i degjohet zëri si 1/5 e fondacionit për të kerkuar largimin e tyre nga Butrinti. Ne kemi arkeologë të mrekullueshem shqiptarë, që duhet jenë drejtues apo bashkëdrejtues të gërmimeve dhe kërkimeve në Butrint dhe kudo në Shqiperi në zonat pasuri kulturore.
Shqiptarët kanë dhënë jetën për të mbrojtur identitetin kombëtar, historinë, territorin, kurse qeveria sot jep Shqipërinë për të siguruar jetë luksoze dhe kartvizita luksi për një grup klientësh dhe lobistësh të pushtetit.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook