Lidhu me ne

Aktualitet

Rama nuk i fitoi zgjedhejt, mobilizoi klanet e drogës, bleu votat

Berisha: Rama nuk i fitoi zgjedhejt, mobilizoi klanet e drogës, bleu votat

Berisha: Rama nuk i fitoi zgjedhejt, mobilizoi klanet e drogës, bleu votat

Ish-kryeministri Sali Berisha  në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike tha se ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar.

Sipas tij Rama mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash gjatë zgjedhjeve.

Gjithashtu Berisha tha se në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi.

“Vlera e votës, çmimi i votës në qendrat ku duhej përmbysur rezultati, arriti deri në 600 euro. Në blerjen e votave, qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindra biznese, duke iu ngarkuar bizneseve në patronazh, qendra votimi. Sikundër, mobilizoi të gjitha klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces. Ata të cilët mendojnë se Edi Rama fitoi zgjedhjet, për fat të keq mashtrojnë veten dhe përligjin një farsë të shëmtuar. Nuk fitoi, përkundrazi i grabiti dhe nuk ka mëkat më të madh se sa të përligjësh një farsë zgjedhore.

Të dokumentuar si të tillë. Kjo është njëra shtyllë. Kjo është industria e blerjes së votës. Por e dyta, është makineria gjigante e shtetit elektoral, që ishte më agresive se asnjëherë tjetër ndaj zgjedhësve shqiptarë. Administrata e shndërruar në një polici politike ushtroi terror në mbarë Shqipërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë. Terrorizuan gjer në kërcënim me jetë të votuesve, në mënyrë që t’i detyrojnë të votojnë për PS-në. Nuk i fitoi zgjedhjet e bleu ato.”

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport3 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix3 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske3 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix3 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar4 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook