Lidhu me ne

Mix

Arsyeja befasuese pse keni fryrje barku, ja si ta parandaloni

Arsyeja befasuese pse keni fryrje barku, ja si ta parandaloni

Nëse keni qenë duke luftuar me fryrjen e barkut, nuk jeni vetëm! Për fat të mirë, dietologia e njohur Abbey Sharp, zbulon një këndvështrim të ri dhe tejet befasues për shkaqet e fryrjes së barkut.

Përse ndiheni të fryrë?

“Arsyeja e vërtetë që ndiheni të fryrë mund të jetë sepse nuk po konsumoni mjaftueshëm ushqim”, thotë Sharp. Sipas saj të konsumosh mjaftueshëm ushqim, mund të rregullojë përfundimisht problemet tuaja të tretjes. Ju mund të pyesni veten se si është e mundur kjo, veçanërisht kur mund të keni dëgjuar se ngrënia e tepërt shkakton fryrje.

Si mund të largoni fryrjen?

Sipas ekspertëve të shëndetit, privimi i trupit tuaj nga lëndët ushqyese dhe kaloritë e nevojshme, mund të shkaktojë një përgjigje stresi në sistemin tuaj tretës. Kjo çon në një ndjenjë të pakëndshme fryrje dhe simptoma të tjera të shqetësimeve gastrointestinale.

Mekanizmi natyror mbrojtës i trupit tuaj e interpreton mungesën e ushqimit si një shenjë për të kursyer energji, duke ngadalësuar potencialisht tretjen dhe duke shkaktuar fryrje. Sindroma e zorrës së irrituar dhe çrregullimet e të ngrënit janë një sëmundje shumë e zakonshme.

Kufizimi i kalorive mund të shkaktojë atrofi të organeve të tretjes, gjë që mund të çojë në kapsllëk, fryrje dhe lëvizshmëri të dobët të zorrëve. Gjithashtu mos ngrënia e ushqimeve të shumëllojshme mund të prishë ekuilibrin e baktereve. Një tjetër arsye e zakonshme për fryrjen e barkut është konsumi i lartë i ushqimeve të pasura me fibra dhe pa lëndë ushqyese të tjera që janë të domosdoshme për tretjen. Po ashtu, përtypja e çamçakëzit ose konsumi i pijeve të gazuara mund të bëjë që të gëlltisni një sasi të madhe të ajrit, gjë që mund t’ju bëjë të ndiheni të fryrë.

Ndryshe nga çfarë besohet, ushqyerja e pamjaftueshme ose e çrregullt mund të shkaktojë shqetësime të tretjes dhe fryrje të barkut.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix2 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix2 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix2 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar2 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix2 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix2 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix2 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook