Lidhu me ne

Mix

Gal Gadot flet për të ardhmen e “Wonder Woman”

Gal Gadot mund të ketë akoma më shumë aksione Wonder Woman në rrugë. Aktorja  tha për Comicbook.com se ka përshtypjen se do të bashkëpunojë në një projekt tjetër Wonder Woman me CEO të DC Studios, James Gunn dhe Peter Safran.

“Më pëlqen të portretizoj Wonder Woman. Është shumë e dashur për mua,” tha ajo në intervistën e realizuar në qershor përpara grevës së aktorëve. “Nga ajo që kam dëgjuar nga James dhe nga Peter është se ne do të zhvillojmë një Wonder Woman 3 së bashku.”

Në dhjetor, media të shumta raportuan se një skenar i Wonder Woman 3 nga regjisorja Patty Jenkins u refuzua, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e projektit. Gunn tha në mediat sociale se “disa prej tyre janë të vërteta, disa janë gjysmë të vërteta, disa prej tyre nuk janë të vërteta dhe disa prej tyre nuk kemi vendosur ende nëse është e vërtetë apo jo”.

Jenkins më vonë theu heshtjen e saj për raportet, duke sqaruar se ajo “nuk u largua kurrë” nga projekti dhe ishte “e hapur për të marrë në konsideratë çdo gjë që më kërkohej”. Ajo shtoi në atë kohë, “Kam qenë kaq e nderuar që jam personi që ka bërë këto dy filmat e fundit të Wonder Woman. Ajo është një personazh i jashtëzakonshëm. Të jetosh brenda dhe rreth vlerave të saj t; bën një njeri më të mirë çdo ditë. I uroj asaj dhe trashëgimisë së saj një të ardhme të mrekullueshme përpara, me ose pa mua.”

Në dhjetor, Gadot shënoi nëntë vjet që kur u shpall zyrtarisht si superheroja e DC, duke u shfaqur për herë të parë në Batman kundër Superman. Ajo luajti rolin në dy filma të pavarur Wonder Woman në 2017 dhe 2020, plus Justice League të 2017-ës.

MË TEPËR

Sport10 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix10 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix12 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix12 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix12 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix12 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix12 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix12 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet12 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore13 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook