Lidhu me ne

Radar

Strategjikët e Edi Ramës, oligarkë dhe biznesmenë me background problematik

Në datën 14 korrik të vitit 2016, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi vendimin e parë për dhënien e statusit “investim/investitor strategjik” në Shqipëri. Projekti përfitues i statusit ishte kompleksi “New Born” në Hamallaj, ndërsa kompania ndërtuese Mane TCI e biznesmenit Samir Mane.

Që nga Korriku i vitit 2016, Komiteti ka shqyrtuar 76 vendime në total, pjesa dërrmuese e të cilave kanë konkluduar me miratim statusi, ndërsa një pjesë e vogël janë refuzuar. Por cilët janë strategjikët e qeverisë?

Në listën e madhe të bizneseve që kanë përfituar statusin strategjik, e bashkë me të edhe përfitimet që sjell ai, ka vetëm tre biznesmenë të huaj. I pari është Muhamed Alabar, sheiku arab që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit. Biznemenia e dytë e huaj është, Taëni Lin Grzych-Sutton, bashkëjetuesja e vëllait të ministres së Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa biznesi i trete i huaj është një kompani e quajtur Finsec LTD, e cila zotërohet në masën 70 për qind nga tre shtetas zvicerianë, por me partner lokal Greg Xhillarin. Zvicerianët janë të njëjtët që mbajnë peng, që nga koha e qeverisë së Sali Berisha, një projekt për ndërtim Porti në Plazhin e Gjeneralit.

Koktejli i strategjikëve

I miratuar me argumentin se do të sillte investime të huaja, veçanërisht në fushën e turizmit, ligji kontrovers i Investimeve Strategjike përfundoi në një instrument për dhënë favore fiskale ose tokat publike tek biznesmenët e mëdhënj të vendit apo të fortët e botës së krimit. Por cilët janë ata?

Grupi Balfin i biznesmenit Samir Mane, rezulton të ketë marrë disa herë statusin e investitorit strategjik në projekte si Green Coast në Palasë apo Vala Mar në Lalz.

Një tjetër përfitues i madh është Shpëtim Shijaku. Biznesmeni i hekurit përfitoi 650 mijë metër katrorë tokë publike falas në Plazhin e Gjeneralit për të ndërtuar aty një resort turistik me vila dhe një hotel. Nën zë flitet se pas zotit Shijaku, qëndron ndikimi i Shefqet Kastratit, por me letra grupi i Kastratit nuk rezulton i përfshirë në projektin e Plazhit të Gjeneralit apo në ndonjë projekt tjetër që ka përfituar statusin e investitorit strategjik.

Bledar Sinani, i njohur në rrethet e ngushta të Tiranës si Dari i Apexit, është një tjetër biznesmen që ka përfituar statusin e investitorit strategjik për një projekt mbi 1 mijë hektarësh në Kepin e Rodonit. Për këtë projekt qeveria mori përsipër të ndërtonte një rrugë me paratë e buxhetit nga Aeroporti i Rinasit deri në hyrjen e projektit, përveç favoreve të tjera fiskale dhe jo vetëm. Statusi është përfituar në Korrik të vitit 2021, por ende nuk ka ndonjë avancim konkret në terren.

Artan Dulaku, biznesmeni tjetër i fuqishëm në fushën e ndërtimit rezulton gjithashtu të ketë përfituar statusin dy herë, për projektin Gone Perivol në Dhërmi dhe atë San Pietro në Gjirin e Lalzit.

Florenc Gjikuria, edhe ky një tjetër biznesmen i madh në fushën e ndërtimit, po ashtu rezulton përfitues nga ligji i investimeve strategjike me dy projekte në zonën e Dhërmiut.

Albstar, kompania e biznesmenit Idajet Ismailaj rezulton përfituese e statusit për një projekt në parkun e Butrintit në ortakëri me të afërmit e ish ministrit të infrastrukturës, Damian Gjiknuri. Manastiri Resort ka ngjallur debate të forta publike për shkak se qeveria hoqi nga zona e mbrojtur tokën ku do të realizohet projekti, ndërkohë që deputeti Vangjel Dule akuzoi publikisht në Parlament se përmes këtij projekti po grabiten pronat e Kishës.

Luan Muça i kompanisë Delta ka përfituar po ashtu statustin për një projekt me sipërfaqe rreth 190 mije mëtrash katrorë mes Dhërmiut dhe Palasës. Edhe ky ka përfituar tokë publike falas përmes statusit.

Biznesmenëve të mëdhenj u shtohen dhe ata me të kalur problematike. Pak ditë më parë SPAK arrestoi biznesmenin Pëllumb Gjoka si të përfshirë në grup kriminal. Përmes kompanisë Imperial Group, Gjoka për përfituar statusin e investitorit strategjikë për ndërtimin e një kompleksi turistik në Shkodër më sipërfaqe 113 mijë metër katrorë.

Ndërkohë një tjetër përfitues nga ligji i Investimeve Strategjike është dhe kompania Bluebay në pronësi të Mentor Mezinit. Pa ndonjë eksperiencë të gjatë në fushën e sipërmarrjes, zoti Mezini është ngjitur rrufeshëm në hierarkinë e biznesit me hapjen e disa kompanive në 5 vitet e fundit. Ai e ka përfituar statusin e investitorit strategjik për projektin Drymades Beach Resort, një investim mbi 6 milionë euro.    

Ky është koktejli i investitorëve strategjikë të qeverisë. Një ditë më parë Edi Rama tregoi nga “retreati” i qeverisë në Tepelenë se kishte patur një takim me një investitor shumë të madh të huaj, që dikur i kishte thënë se ishte i zënë, por tani ishte penduar ngaqë Shqipëria po shkëlqen në turizëm. Falë edhe listës së strategjikëve të qeverisë.  

/Oligarkia.al

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook