Lidhu me ne

Mix

Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të mirë?

Si të fitoni më tepër energji pas një gjumi jo të

Sipas ekspertëve, gjumi përbën gur themelin e të jetuarit shëndetshëm.

Mungesa e gjumit ndikon jo vetëm tek humori dhe temperamenti por edhe aftësia për tu përqendruar në punët e përditshme. Gjumi ndihmon në balancimin e hormoneve. Në mungesë të tij, hormonet e urisë dalin jashtë shinave dhe rrisin ndjesinë e oreksin.

Ndaj nuk është rastësi që kur jeni të drobitur nga mungesa e gjumit, keni një uri të pamasë. Kjo është një nga arsyet përse gjumi duhet të jetë prioriteti juaj.

Kur trupi dhe truri kanë marrë pushimin e merituar, njeriu është në gjendje të ketë një jetë më të qetë. Megjithatë, për arsye të ndryshme jo gjithmonë mund të bëjmë një gjumë cilësor.

Ju sugjerohet të provoni disa metoda për t’u ndier më energjik edhe pas një gjumi jo të rehatshëm.

Së pari konsumoni ujë, pastaj kafe.

Në vend që të konsumoni filxhanin e kafesë, konsumoni së pari një gotë ujë sapo të zgjoheni në mëngjes. Ekspertët sugjerojnë të pini një gotë ujë të ftohtë me limon. Uji do t’ju zgjojë, veçanërisht kur ai është i ftohtë dhe limoni do t’ju freskojë. Por nëse nuk mundeni të mos e konsumoni kafen tuaj të parën, mundohuni që pas saj të hidratoheni me ujë.

Qëndroni në diell.

Një nga gjërat që mund të bëni për të ndaluar përgjumjen është të ekspozoheni në diell. Nëse punoni jashtë shtëpisë tuaj, mund të përfitoni gjatë kohës që ecni për të shkuar në punë ose gjatë kohës që jeni në makinë apo edhe autobus. Nëse nuk mund të dilni jashtë, atëherë ekspertët rekomandojnë të hapni të paktën një dritare, për të lënë ajrin e pastër dhe rrezet e diellit të futen brenda.

Kryeni disa ushtrime të lehta.

Nëse jeni vërtet të lodhur, mjafton të lëvizësh trupin tënd. Bëni një shëtitje të shkurtër ose disa ushtrime të thjeshta për të venë në lëvizje muskujt tuaj. Për më tepër, aktiviteti fizik mund të përmirësojë cilësinë e gjumit tek njerëzit që vuajnë nga pagjumësia.

Gjeni pak kohë për një sy gjumë.

Strategjia më e mirë është të bëni një sy gjumë nga 5 deri në 20 minuta gjatë ditës. Vendosni alarmin dhe shtrihuni në një vend të rehatshëm. Edhe nëse nuk mund të flini, pushimi mund t’ju ​​japë më tepër energji.

Ushqehuni shëndetshëm

Hulumtimet tregojnë se kur je i lodhur, është më e vështirë të kuptosh kur ndiheni i ngopur. Ushqimi i tepërt do të ndikojë tek cilësia e gjumit tuaj sepse trupi do të duhet të punojë më tepër për të tretur ushqimin gjatë natës. Jini të vetëdijshëm për ndikimin e oreksit në cilësinë e gjumit dhe në zgjedhjen e ushqimit, veçanërisht në darkë. Planifikimi i një darke të shëndetshme dhe të lehtë do t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë.

/Agroweb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix43 minuta më herët

Shijet e shqiptarëve kanë ndryshuar, kënga e JOZ MARKUT, arrin rekord klikimesh

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Jozi Marku, ka arritur një sukses të madh në muzikë pas daljes nga shtëpia...

Mix48 minuta më herët

Dalai Lama: Heshtja nganjëherë është përgjigja më e mirë

Thënie nga Dalai Lama Të gjithë flasin për paqen, por nuk mund të ketë paqe kur brenda nesh ushqejmë mëri...

Mix54 minuta më herët

Ngjyra që i bën njerëzit më të lumtur!

Shkenca mbështet idenë se ngjyra e verdhë nxit ndjenjat e lumturisë. Megjithatë, një studim i botuar në Journal of Environmental Psychology...

Mix57 minuta më herët

Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk...

Kioske1 orë më herët

Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

Ngaqë nuk gjejnë dot asnjë argument për të mburrur padronin e tyre real, kjo farë meskinësh, që s’flasin dot për...

Mix1 orë më herët

14 Citate të thella nga Rumi mbi jetën

14 citate të thella nga Rumi për jetën që do t’ju japin shpresë Kush nuk e do Rumiun dhe poezitë...

Mix1 orë më herët

Meta dhe Anduril së bashku: lufta në epokën e AI

Mark Zuckerberg ribashkohet me Palmer Luckey me marrëveshjen e nënshkruar nga Meta dhe Anduril: të dy kompanitë do të furnizojnë...

Mix2 orë më herët

Disa këshilla si të kujdesemi për fytyrën gjatë ditëve të nxehta të verës!

Vera sjell ditë të gjata, pushime dhe shumë kohë në natyrë, por gjithashtu rrit rrezikun për dëmtime të lëkurës, sidomos...

Mix2 orë më herët

”Miss World 2025”/ Kush është vajza që pushtoi botën me bukurinë dhe kauzën e saj

Spektakli madhështor i Miss World 2025 mblodhi 108 konkurrente nga çdo cep i botës, por ishte një vajzë nga Tajlanda...

Radar2 orë më herët

“Po përgatiten të riasgjesojnë Berishën”, Genc Gjokutaj kërcënon deputetë të PD-së: Lufta do të jetë fizike

Avokati i kreut të PD-së, Genc Gjokutaj, ka kërcënuar në rrjete sociale, deputetë të Partisë Demokratike të cilët sipas tij...

Facebook