Lidhu me ne

Mix

Vera e kuqe, e mirë apo e keqe për shëndetin?

Përfitimet shëndetësore të verës së kuqe janë debatuar për një kohë të gjatë. Shumë besojnë se një gotë në ditë është pjesë e një diete të shëndetshme ushqimore, ndërsa të tjerë mendojnë se vera është e mbivlerësuar.

Studimet kanë treguar se konsumimi i moderuar i verës së kuqe sjell një risk të ulur për disa sëmundje, duke përfshirë dhe sëmundjet e zemrës.

Por, duhet të kemi parasysh se konsumimin e moderuar dhe atë të tepruar i ndan një vijë e hollë.

Vera e kuqe përmban përbërës të fuqishëm bimorë dhe antioksidantë, duke përfshirë resveratrolin

Rrushi është i pasur në antioksidantë. Këtu përfshihen resveratroli, katekina, epikatekina dhe proanthocyanidin.

Këta antioksidantë, sidomos resveratroli dhe proanthocyanidin, besohet se shkaktojnë përfitimet shëndetësore të verës së kuqe.

Proanthocyanidin mund të reduktojë dëmtimin oksidativ të trupit. Gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Resveratroli gjendet në lëkurën e rrushit. Prodhohet në disa bimë si përgjigje ndaj dëmtimeve dhe lëndimeve. Ky antioksidant mund të luftojë inflamacionin dhe mpiksjen e gjakut, si dhe të reduktojë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe kancerin.

Vera e kuqe mund të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës, goditjeve në tru dhe vdekjes së hershme

Konsumimi i një sasie të vogël të verës së kuqe sjell më shumë përfitime shëndetësore se ndonjë pije tjetër alkoolike. Njerëzit që pijnë 150 ml në ditë duket se kanë një risk 32% më të ulët se ata që nuk pijnë. Por, sasi më të mëdha se kaq, e rrisin riskun për sëmundje të zemrës në mënyrë drastike.

Konsumimi i një sasie të vogël të verës së kuqe mund të reduktojë riskun për sëmundje të zemrës duke mbajtur kolesterolin “e mirë” HDL në gjak. Gjithashtu oksidimi i kolesterolit të “keq” LDL, mund të reduktohet me 50%.

Shumë studime kanë treguar se personat që e konsumojnë verën në sasi të moderuar, kanë një risk më të ulët vdekjeje nga sëmundjet e zemrës se ata që konsumojnë birrë apo pije të tjera alkoolike.

Por, duhet pasur parasysh se nuk duhet tepruar me konsumimin e verës, sepse mund të shkaktojë efekte negative në shëndet në vend të atyre pozitive.

Këto efekte negative mund të jenë:

  • Varësi ndaj alkoolit: Pirja rregullisht e alkoolit mund të dalë jashtë kontrolli dhe t’ju çojë drejt alkoolizmit.
  • Cirroza e mëlçisë: kur më shumë se 30 gram alkool (rreth 2 – 3 gota verë) konsumohen çdo ditë, rritet risku për të zhvilluar sëmundje të mëlçisë. Sëmundja e mëlçisë, e quajtur cirroza e mëlçisë, në fazat e fundit, mund të jetë kërcënuese për jetën.
  • Risk i rritur për depresion: Ata që konsumojnë shumë alkool kanë një risk më të lartë për t’u prekur nga depresioni sesa ata që nuk konsumojnë alkool.
  • Shtim në peshë: Vera e kuqe përmban dyfishin e kalorive krahasuar me birrën dhe pijet joalkoolike me sheqer.
  • Risk i rritur për vdekje dhe sëmundje: Konsumimi i një sasie të madhe vere, edhe vetëm 1 – 3 ditë në javë, mund të rrisë riskun për diabet tek meshkujt. Sasia e lartë e alkoolit lidhet gjithashtu me një risk të shtuar për vdekje të hershme.

Burimi: Healthline

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar16 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix19 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix19 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix19 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix19 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar19 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix19 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix20 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix20 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook