Lidhu me ne

Mix

Sa gramë duhet të humbisni në javë për një peshë të qëndrueshme?

Humbja e kilogramëve të tepërt kërkon shumë mund e djersë dhe arrihet nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik. Çdo metodë tjetër që premton rënie të shpejtë nga pesha është në dëm të shëndetit. Studimet rekomandojnë që njeriu duhet të synojë të humbasë minimalisht 450 gramë dhe maksimalisht 900 gramë në javë.

Në arritjen e objektivit përfundimtar, kjo mund të tingëllojë si një zvarritje, por në një kohë afatgjatë një gjë e tillë mund të ndihmojë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme trupore. Nëse konsumoni 3500 kalori shtoni 450 gramë peshë trupore. Ndaj për të humbur 900 gramë në javë ju duhet të digjni 500 kalori më shumë se sasia ditore e kalorive.

Nga ana tjetër, nëse ju humbisni peshë shumë shpejt, kjo nuk do të thotë që jeni duke eliminuar yndyrnat e tepërta. Ekspertët sqarojnë se në rënien e shpejtë nga pesha, ajo që ndodh është se trupi eliminon lëngjet e tepërta. Djegia e rezervave të dhjamit në trup nuk arrihet në një kohë të shkurtër.

Humbja e 900 gramëve masë dhjamore në javë është objektivi më i shëndetshëm për njerëzit që duhan të humbasin kilogramët e tepërt. Ekspertët nënvizojnë se edhe një objektiv i tillë kërkon ndryshime në stilin e jetesës.

Këtu përfshihet ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime, drithëra të plota, peshk, yndyrna të shëndetshme, arra dhe fara. Për më tepër, njeriu duhet të intensifikojë aktivitetin fizik disa herë në javë. Aktiviteti fizik, sado minimal, është thelbësor për mirëmbajtjen e peshës në një periudhë afatgjatë.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar3 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook