Lidhu me ne

Kioske

Euron po e vret qeveria

Nga Klodian Tomorri

Euron po e vret qeveria

Zhvlerësimi drastik i euros kundrejt lekut përveç shqetësimeve për pasojat e mëdha negative në ekonomi, ka hapur dhe një debat publik mes ekspertëve mbi atë se cilat janë shkaqet e tronditjes në kursin e këmbimit.

Në treg janë hedhur një sërë shkaqesh për të shpjeguar zhvlerësimin anormal të euros, që nga flukset e parave me burime të paligjshme deri dhe tek spekullimi nga grupe të caktuara. Por është një faktor tjetër, i cili ndonëse ka marrë më pak vëmendje, po shndërrohet në përcaktues për fundosjen e euros ndaj lekut. Kjo është sjellja e qeverisë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, buxheti i shtetit u mbyll me një sufiçit prej 46 miliardë lekësh. Pra, në periudhën janar-qershor të këtij viti, qeveria i ka marrë tregut përmes taksave, tatimeve apo burimeve të tjera 46 miliardë lekë më shumë se sa ka kthyer mbrapsht përmes shpenzimeve. Këto para rrinë të fjetura nën dyshekun e qeverisë.

E megjithatë, sufiçiti nuk e tregon të gjithë historinë. Veç kësaj janë dhe paratë e marra përmes huamarrjes së brendshme. Sipas të dhënave zyrtare, për gjysmën e parë të vitit, qeveria ka marrë 33.6 miliardë lekë të tjera përmes huamarrjes në tregun e brendshëm. Kjo është tharje e tregut nga likuiditeti në shkallë të gjerë.

Për ta thënë shkurt, vetëm përmes balancës buxhetore dhe huamarrjes së brendshme, qeveria i ka marrë tregut 80 miliardë lekë duke mos ja kthyer mbrapsht. Pra oferta e monedhës kombëtare ne treg është 80 miliardë lekë më pak nga sa duhet të ishte në kushte normale. Sa më pak lekë të ketë në treg, aq më shumë monedha kombëtare forcohet ndaj të gjitha monedhave të tjera.

Por rrudhja e ofertës së lekut në treg është vetëm njëri mekanizëm përmes të cilit, qeveria po e ndikon masivisht kursin e këmbimit. Mekanizmi tjetër është ai i operacioneve me borxhin.

Muajin e kaluar qeveria shqiptare mori 650 milionë euro borxh në tregjet ndërkombëtare. Ndërsa vendi po përballej me ofertë të lartë të euros, siç pranohet nga të gjithë, qeveria vendosi që të sjellë edhe më shumë euro në Shqipëri.

Oferta e lartë e euros në tregun vendas, e cila po diktonte zhvlerësimin e shpejtë të monedhës europiane, duhet ta kishte shtyrë qeverinë që një pjesë të borxhit në euro ta merrte në tregun e brendshëm. Përmes emetimit të obligacioneve në valutë, Ministria e Financave mund të kishte ngritur të paktën 200 milionë euro nga tregu i brendshëm, për sa kohë ky i fundit po përballej me një ofertë të madhe të euros.

Përmes këtij operacioni, qeveria do të kishte tërhequr një pjesë të sasisë së euros nga tregu, duke lehtësuar ndjeshëm presionet për mbiçmimin e lekut ndaj saj. Por ajo bëri të kundërtën. Solli edhe më shumë euro nga jashtë, edhe pse tregu po ‘vuante’ nga teprica e euros.

Nëse këtyre zhvillimeve u shton dhe situatën energjetike, ku ndryshe nga një vit më parë ku tërhoqi 503 milionë euro nga tregu për të blerë energji nga jashtë, këtë vit KESH nuk ka importuar thuajse fare, atëherë koktejli është i plotë.

Askush nuk mund të thotë, nëse qeveria, po e ‘saboton’ qëllimisht apo nga paaftësia për të menaxhuar më mirë financat publike. Por një gjë mund të thuhet me siguri maksimale. Euron në tregun e brendshëm po e vret qeveria. Bashkë me të po vret edhe eksportuesit dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.  

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix15 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix15 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix15 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix15 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar16 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix16 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike16 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix16 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix17 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook