Mix
Detaje nga romanca e përfolur e Kim Kardashian dhe Tom Brady!

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me romancën e mundshme mes Kim Kardashian dhe Tom Brady. Themeluesja e Skims vjen nga një marrëdhënie shumë e komentuar në media me ish-burrin Kanye West dhe ish-të dashurin Pete Davidson, dhe fansat tashmë janë tepër kuriozë për të parë zgjedhjen e radhës të saj.

Vetë Kim i shtoi dyshimet që është në një marrëdhënie gjatë një paraqitjeje në “Who’s in my Bathroom” të Hailey Bieber në qershor, duke pranuar se do dikë në jetën e saj.
Së fundmi fansat sigurisht duan të dinë më shumë pasi Kardashian dhe Brady u panë në festën 4 korrikut të mbajtur nga CEO i Fanatics, Michael Rubin. Ndërsa të dy u panë duke qëndruar afër njëri-tjetrit, një burim i tha Entertainment Tonight dhe Us Weekly që të dy janë thjesht miq.

Vetë Rubin hodhi poshtë pretendimet se dyshja po flirtonin me njëri-tjetrin, duke thënë për Entertainment Tonight: “Sinqerisht, ata janë thjesht miq. Janë vetëm thashetheme që dalin”.
Të dy Kardashian dhe Brady kanë heshtur në lidhje me thashethemet. Një burim i tha “People” se Kim nuk është në një lidhje, “Kim është shumë e përqendruar te fëmijët dhe bizneset e saj, dhe jo në një lidhje dashurie”.