Lidhu me ne

Radar

Bajram Begaj gjatë 1 viti në detyrë i firmosi 130 dekrete Ramës, refuzoi vetëm ligjin që prekte interesat e tij

Who is the President, Rama or Begaj? The protocol of the Presidency was  violated, the prime minister sat in the seat of the head of state

Shkruar nga PamfletiRama-Begaj

Duhet theksuar se gjatë 1 viti në detyrë, Begaj ka qenë tërësisht i izoluar. Askush nuk e di se kë ka staf dhe me kë këshillohet Begaj. Po ashtu ai nuk ka dalë në asnjë emision televiziv…

Bajram Begaj “feston” 1-vjetorin në krye të Presidencës, ku do të mbahet mend gjatë për mjaft bëma. Më 24 korrik, ai u betua mbi Kushtetutë se do i shërbente vetëm ligjit, por në këto 365 ditë, duket se presidenti i ka shërbyer me devotshmëri kryministrit Rama dhe mazhorancës.

Nga një verifikim te faqja e Presidencës, rezulton se Begaj ka firmosur plot 130 dekrete, mes të cilave dhe ligje shumë të kontestuar. Begaj firmosi ligjin për Portin e Durrësit, një ligj që i hap rrugë zaptimit të të gjithë zonës. Ndërkohë i vetmi ligj që u kthye nga Kreu i Shteti është ligji për dekoratat, pra ligji që prekte vetë interesat e tij. Mazhoranca tentoi t’i hiqte presidentit dekoratat dhe Begaj e refuzoi. Ligji ka mbetur në sirtarët e Kuvendit.

Pra mund të thuhet se Begaj ka shërbyer me devotshmëri përballë atyre që e votuan. Si shpërblim, Kryeministri Rama i rriti atij pagën. Begaj merr afro 5 milionë lekë të vjetra në muaj. Po ashtu kur u shpërnda buxheti, ju dhanë fonde më shumë. Gjithashtu Rama i dha 6 mln lekë për të mjekuar dorën Presidenti, dorën me të cilën i firmos dekretet.

Duhet theksuar se gjatë 1 viti në detyrë, Begaj ka qenë tërësisht i izoluar. Askush nuk e di se kë ka staf dhe me kë këshillohet Begaj. Po ashtu ai nuk ka dalë në asnjë emision televiziv. Intervista e vetme e dhënë prej tij ka qenë me regjistrim dhe mirëplanifikuar, te “VOA”. Begaj ka shmangur po ashtu prononcimet për gazetarët dhe në shumë rast sensitive ka qenë i heshtur, ndërkohë që duhej reagimi i tij. 

Edi Rama ZBARDH takimin me presidentin Begaj: E informova mbi çështjet  kryesore të këtij viti qeverisës

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sa orë duhet të flini për të qenë më produktivë, sipas shkencës?

Marrëdhënia midis gjumit dhe produktivitetit ka qenë objekt i shumë studimeve shkencore. Sasia e gjumit që i nevojitet një personi...

Sport2 orë më herët

Mikaela Shiffrin është skiatorja që bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës

Mikaela Shiffrin bëri histori me fitoren e saj të 100-të të Kupës së Botës në ski alpine, duke siguruar fitoren...

Mix2 orë më herët

Rihanna flet për famën: Është e trishtë

Rihanna është e vendosur të mos lejojë që pesha e statusit të saj të famshëm të pushtojë jetën e saj....

Kioske2 orë më herët

Çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike pas 11 Majit?

Shkruar nga Spartak Ngjela Sali Berisha do të japë dorëheqjen nga të gjitha postet në Partinë Demokratike pas humbjes së...

Mix2 orë më herët

Dan Bongino emërohet zëvendësdrejtor i FBI

Presidenti Donald Trump tha në një postim në mediat sociale të dielën se Dan Bongino, një drejtues konservator i një...

Radar3 orë më herët

Mos publikoni notat e prof.asc. Presidentit se dihet që i ka 10-a të gjitha!

Naim Zoto që e prezantojnë si shkrimtar apo publicist bën një thirrje të cilën e qarkullon edhe gazeta “Tema“. Cila...

Mix3 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të mbeten beqarë!

Sigurisht, kjo nuk do të thotë se këto shenja nuk mund të gjejnë dashurinë – por kur e bëjnë, është...

Radar3 orë më herët

Merkel nuk e pëlqeu kurrë: Kush është Friedrich Merz, që do drejtojë tani Gjermaninë?

Friedrich Merz, një ish-bankier që nuk ka qenë kurrë ministër i ndonjë qeverie gjermane, duket pothuajse e sigurt se do...

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Facebook