Lidhu me ne

Kioske

Pse i urren kaq shumë Shqiptarët Edi Rama?!

Nga Ardit Haxhija

Shqipëria në udhëkryq / Nga Ardit Haxhija – Podiumi Lajmet më të fundit në  Shqipëri
Ardit Haxhija


Hapni sytë e shikoni realitetin me sy, shihni se jemi vendi ma I mbrapambetun I Europës e konkurojmë edhe për botën!


Fjalët e At Zef Pllumit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë një thirrje e fuqishme për të kuptuar se si vazhdojmë të jemi vendi më i prapambetur në Europë dhe konkurojmë për vendet e fundit në botë. Por kjo urrejtje dhe mungesa e përkujdesjes për vendin tonë vjen nga vetë ata që na qeverisin.

Kohët e fundit Shqiptarët po kalojnë një periudhë shumë të vështirë dhe të mbushur me skandale, të cilat na kanë treguar se sa pak qeveria e do vendin e saj dhe se mbase në thellësi e urren atë. Në vend që të ishim duke u marrë me pushimet e verës e të promovonim gjërat e bukura të vendit tonë, jemi të zënë me akte të turpshme dhe veprime të dyshimta të qeverisë.

1. Një prej ligjeve më të turpshme është ai për studentët e ekselencës. Kjo është një goditje e drejtpërdrejtë ndaj talentit akademik dhe ndërhyrje e qeverisë në formimin e tyre profesional. Pse duhet të dënojmë talentet akademike dhe të krijojmë një kulturë ku studentët duhet të largohen nga vendi ose të studiojnë në universitete private?!

2. Një tjetër ligj i cili ka shkaktuar shumë polemika është ai për kultivimin e kanabisit. Edhe pse premtohet të jetë një ligj kontrollues, ai do ketë pasoja negative dhe do rrisë kriminalitetin, duke dëmtuar ekonominë dhe rendin publik.

3. Një tjetër shembull I shëmtuar I qeverisë së këtyre ditëve është zgjatja e mandatit të kryetarit të akademisë së shkencave, një drejtues shumë I përfolur dhe jashtë cdo kriteri moshe. Në anën tjetër një shembull I njëjtë, nuk ka pasur asnjë tentativë për të mbajtur në detyrë një nga mjekët më të mirë që kemi pasur ndonjëherë.

4. Renia drastike e euros është një nga ngjarjet e shumta të shëmtuara të kësaj qeverie duke sjellë pasoja të mëdha në ekonominë shqiptare, duke zhvlerësuar euron dhe duke dëmtuar ekonominë lokale dhe ata që sjellin lekë nga emigracioni. Arsyeja e këtij zhvlerësimi është e lidhur drejtpërdrejt me politikat e qeverisë për të paguar borxhet nderkombëtare me një kurs të ulët, por ka krijuar një situatë ku ekonomia e ndershme është përkeqësuar dhe leku I emigrantëve të ndershëm është zhvlerësuar.

5. Ndërtimet që vijnë nga leku i pisët janë një tjetër problem i madh që po shkatërron familjet e ndershme shqiptare. Çmimet e ndërtimit shkojnë mbi çdo nivel, duke bërë të pamundur blerjen e shtëpive nga një pjesë e madhe e popullsisë. 


Nga këto më lart është e qartë se urrejtja që ka kjo qeveri ndaj shtetasve të saj është aq e madhe sa ata nuk duan të shohin më shqiptarë në tokën e tyre. Ata e shohin veten si pronarë të Shqipërisë dhe banorët si skllevër në tokat e tyre.


Por ndryshe nga ajo që na tregojnë e mundohen të veprojnë, ky është vendi ynë, dhe kjo është kauza jonë për të ndryshuar realitetin e trishtë dhe të krijojmë një Shqipëri më të mirë dhe më të fuqishme për të gjithë qytetarët.

Është koha që të hapim sytë dhe të veprojmë, duke kërkuar të ndryshojmë kursin dhe të kthejmë këtë vend në një vend ku ne si qytetarë kemi një ndikim të vërtetë dhe të rëndësishëm në jetën tonë politike dhe shoqërore.

Podiumi.com

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix12 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix12 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix12 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix12 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar13 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix13 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike13 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix13 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix14 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook