Lidhu me ne

Temporal

Udhëzimi i Evis Kushit për uljen e nxënësve në klasa, fsheh shpopullimin masiv në vitet e fundit

Evis Kushi

Ministria e Arsimit doli me një udhëzim, sipas të cilit reduktohet numri i nxënësve nëpër klasa nga 35 në 30 për gjimnazet dhe shkollat profesionale dhe nga 25 në 20 për klasat kolektive.

Urdhri i bërë publik nga ministrja Evis Kushi u paraqitet qytetarëve si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturë, logjistikë, shtim të numrit të mësuesve e të tjera e të tjera. Por, udhëzimi tenton të fshehë në vetvete një të vertetë të hidhur, rënien e numrit të nxënësve për shkak të uljes së numrit të lindjeve dhe prej emigrimit.

Në vitet e para të tranzicionit deri në 1994-1995 regjistroheshin në klasë të parë rreth 77 mijë nxënës në vit. Por nga viti në vit ky numër ka rënë me shpejtësi prej emigracionit të lartë dhe rënies së lindshmërisë.

Vitin shkollor 2022-2023 pklasën e pare e nisën vetëm 29 mijë fëmijë 2.6 herë më pak se para dy dekadash dhe rreth 4 për qind më i ulët se një vit më parë. Ekspertët e arsimit pohojnë se ky numër do të ishte edhe më i ulët nëse Ministria e Arsimit nuk do të kishte ulur kriteret e moshës së pranimit në klasën e parë në gjashtë vjeç.

Rënia është më e fortë për shkollat e mesme. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2022-2023 janë regjistruar në klasën e 10-të rreth 28 mijë nxënës, ndërkohë që vjet ky numër ishte rreth 31 mijë, duke shënuar kështu një ulje me gati 10 për qind. Rënia më e madhe në ketë grup-moshë, veç të tjerash i dedikohet emigracionit të lartë të të rinjve minorenë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se të regjistruar në arsimin 9-vjeçar në vitin 2021 ishin 278 mijë nxënës me një rënie vjetore 3 për qind, ndërsa në 10 vite rënia ishte 34 për qind. Po sipas INSTAT vitin e kaluar akademik ishin të regjistruar në arsimin e mesëm rreth 103 mijë nxënës më një rënie vjetore 4.1 për qind dhe 31 për qind më pak se në vitin 2020.

Në total, në vitin 2021 ishin rreth 383 mijë nxënës të regjistruar në arsimin parauniversitar, sipas INSTAT, pothuajse përgjysmim në raport me vitin 1991, kur shifra ishte rreth 687 mijë.

Sistemi arsimor para-universitar po preket rëndë nga flukset e larta të emigracionit në mosha të reja. Në vitin 2021 u regjistrua dhe niveli më i lartë i të larguarve neto nga vendi në një dekadë, me gati 33 mijë persona që ikën pa kthim. Ritmet e ikjes u përshpejtuan ndjeshëm pas frenimin në periudhën e pandemisë, në 2020-n.

Popullsia e Shqipërisë filloi të ulet që nga viti 1990, si pasojë e një emigracioni masiv. INSTAT vlerëson se gjatë viteve 2011-2021 vlerësohet se mesatarisht 42 mijë persona emigruan çdo vit. Sipas anketave të INSTAT arsyet kryesore për emigracionin kanë të bëjnë me mundësi më të mira për punë, arsim dhe kujdes shëndetësor. Grup-mosha e popullsisë 0-14 vjeç ka rënë nga 21,6 për qind në vitin 2011 në 16,3 për qind në 2022. Këtu ka ndikuar edhe rënia e lindjeve.

Përveç emigracionit sistemi arsimor në qarqe është ndikuar rëndë edhe nga migrimi i brendshëm. Zhvendosja e popullsisë kryesisht në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet e vetme që regjistrojnë prej vitesh shtim popullsie, ka ulur numrin e nxënësve në qarqe dhe rritur numrin e klasave kolektive, të cilat cenojnë cilësinë e mësimit.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në 1 janar 2023 rezulton që rreth një e treta e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës, qarku më i populluar në vend, ndjekur nga qarqet e Durrësit dhe Fierit, me rreth 10 për qind të popullsisë secili.

Qarku i Gjirokastrës ka përqindjen më të ulët të popullsisë, me rreth 2,0 për qind të popullsisë së përgjithshme, ndjekur nga qarku i Kukësit, i cili ka 2,6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Vetëm qarku i Tiranës ka shënuan rritje të popullsisë për periudhën 2021-2022.

/Voxnews.al

MË TEPËR

Aktualitet18 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar19 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar23 orë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore23 orë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook