Lidhu me ne

Radar

Inceneratorët shthurin Organizatën, Ermonela Felaj “lë në baltë” Ramën

Klodian Tomorri

Përballë skandalit të madh korruptiv të inceneratorëve, strategjia e komunikimit public të maxhorancës dhe kryeministrit Edi Rama ka qenë e qartë dhe në dukje solide:

“Unë nuk di ndonjë aferë inceneratorësh, po di një punë të mirë që ka shpëtuar tre komunitete të mëdha nga makthi i plehrave, në Tiranë, Elbasan dhe Fier! Nëse në këtë punë të mirë ka pasur edhe individë që mbrapa shpinës së qeverisë, kanë abuzuar me pushtetin e tyre, për të nxjerrë përfitime të paligjshme, këtë e nxjerr hetimi dhe gjykimi i drejtësisë, jo propaganda politike apo balta mediatike! Por kjo nuk e ndryshon faktin se veprat janë ndërtuar, janë aty dhe janë në shërbim të komuniteteve, të shëndetit publik e të mjedisit”.

Ky është qëndrimi publik i mbajtur nga Edi Rama Shkurtin e vitit 2022 teksa pyetej për çështjen e asaj çka është cilësuar tanimë si skandali i inceneratorëve. Ky është qëndrimi që qeveria dhe mazhoranca ka mbajtur zyrtarisht që prej momentit të parë kur kjo çështje u bë objekt i veprimtarisë së SPAK që pasoi me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako. Kjo qasje e Ramës nuk ndryshoi as pas kërkesës për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

E gjendur në grykën e një sulmi të dyfishtë nga opozita, në njërën anë për emërimet e familjarëve të saj në organet e drejtësisë dhe në anën tjetër për përmendjen e saj në dosjen e inceneratorëve, Ermonela Felaj sot duket se ka braktisur varkën e drejtuar nga Edi Rama.

Ish-ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, aktualisht nënkryetare e Kuvendit vuri në pikëpyetje në seancën e sotme parlamentare gjithë retorikën përdorur nga Edi Rama dhe mazhoranca. Ndryshe nga Rama që mbron vendimmarrjen për inceneratorët dhe veprat por distancohet, të paktën publikisht, nga episodet abuzive, Felaj ka hedhur poshtë edhe vet strategjinë e qeverisë për mbetjet.

Duke tentuar të aministohej nga sulmi opozitar, Felaj deklaroi se ka qenë kundër ndërtimit të inceneratorëve dhe se akuzat ndaj saj janë të padrejta. Qëndrim që e bëri edhe kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha që të reflektojë në replikën e tij nga foltorja e Kuvendit.

“Nëse dokumentet tuaja për djegësat janë në të njëjtën linjë, unë publikisht kërkoj falje, sepse unë të kam përgëzuar këtu për dokumentin e djegësit të Tiranës. Këtu jo një, por disa burime u shprehën se zonja ka mbështetur të dy djegësat, të Fierit dhe Elbasanit. Unë do të shoh dosjen. Por nëse bëj një akuzë të kundërt, unë nuk akuzoj njeri. Pa parë dosjen mund të besoj kujtdo në botë, por jo Ermonela Felajt. Nuk mund ti besohet”, nënvizoi Berisha.

Si një “ujk” i vjetër politik, Berisha duket se ka arritur të nuhasë qëndrimin e Felajt kundër Ramës, njësoj si Ahmetaj kur pak muaj më parë do të deklaronte “Nuk kam qenë aq i fuqishëm që të vë në lëvizje gjithë qeverinë, bashkinë”.

Qëndrimi i sotëm publik i Ermonela Felajt konfirmon që praktika për inceneratorët është e paligjshme çka së pari ngre pikëpyetje mbi çdo ministër që ka dhënë dakordësi qoftë edhe në parim për procedurat, por mbi të gjitha duket se shigjetën e drejton shumë lart, në godinën e Kryeministrisë, tek Sekretari i Përgjithshëm Engjell Agaçi dhe vet Kryeministri Edi Rama.

Dezertimi i Ermonela Felajt nga qëndrimi publik i mazhorancës për inceneratorët dhe distancimi i saj duket se është këmbana e dytë e alarmit për Edi Ramën pas të parës që shkaktoi arratisja e ish-zëvendësit të tij Arben Ahmetaj! Varka po mbytet. “Inceneratorët” kanë filluar ta shthurin Organizatën! Ermonela është vetëm dezertimi i parë.

MË TEPËR

Mix1 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar2 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix2 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix2 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix3 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske3 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix4 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook