Lidhu me ne

Kioske

Hajdeni në Shqipëri, ka turizëm dhe skllavëri !

Albania Road Trip – The Perfect One Week Itinerary in Southern Albania

Nga

Jorida Ramadani

Nëse harxhon miliona për zhvillim real, pas pesë vjetësh nuk ka nevojë të harxhohen miliarda për pastrim imazhi e zyra PR, po e nis kështu…

Sot, pronarët e zonave turistike, i kanë gati të gjithë punëtorët në të zezë dhe me mungesë totale menaxhimi mbajnë të gjithë stafin aktiv nga ora shtatë e mëngjesit deri pas mesnate.

I kam dëgjuar personalisht, punojnë nga 14-16 orë.

Nëse një punëtor, nuk e përballon fizikisht punën sfilitëse dhe kërkon të largohet me të drejtë, kërcënohet se nuk do të marrë rrogën, e cila nuk paguhet çdo javë apo çdo muaj, por do t’ju paguhet në fund të sezonit, nëse janë me fat.

Tani hajde ta diskutojmë, se si një njeri në të tilla kushte pune, ka gjendje shpirtërore e fizike, t’i ofrojë pushuesit një shërbim me standarde apo t’i shtrojë një tavolinë me rregulla bon-toni, kur gjithçka do donte është të kthehej në shtëpinë e vet e jo të shërbente 16 orë në temperatura zjarri pa as edhe një ditë pushimi nga qershori në shtator!

Nuk i bëhet apel botës, të vijë të shijojë perlat e vendit tënd, kur personat e shërbimit, të cilët janë impakti i parë që i huaji ka me vendin tënd,janë në kushte psiko-fizike të diskutueshme.

Çfarë mesazhi po i transmeton turistëve? Hajdeni se ka det me 10 lekë e skllevër?!

E gjithë kjo është shumë e shëmtuar, komplet e papranueshme dhe në kontrast të dukshëm me fasadat luksoze të ndërtesave e resorteve.

Nuk habitem fare, që kur i pyet të huajt çfarë të pëlqen nga Shqipëria, përgjigjen: “Natyra dhe njerëzit miqësor”.

Nuk të flasin për gjëra praktike, nuk të flasin për standard shërbimesh, thjesht japin një përgjigje diplomatike për të mos ofenduar vendin mikpritës dhe me naivitetin tonë kujtojmë se i kemi mahnitur, kur maksimu, i kemi lënë pa fjalë.

Nëse duam të bëjmë turizëm për shtresat e varfra të popujve të Evropës, të cilët nuk ja lejojnë vetes pushimet në vende më të spikatura, thuajeni haptas.

Por, nëse duam ta vlerësojmë vendin tonë e të tërheqim target pushuesish që realisht shpenzojnë, i gjithë projekti për turizmin, nëse ka një të tillë, duhet ri-kualifikuar.

Është e kotë të paguash New York Times, The Guardian, Le Monde e një mori blogger-ësh për të sjellë turistë, të cilët do të kthehen në vendet e tyre e do të bëjnë një publicitet negativ.

Turizmi masiv kërkohet kur ke kapacitete dhe burimet njerëzore të disponueshme dhe të mirë- trajnuara, për të ofruar një panoramë dinjitoze të asaj çfarë është vendi jot, në të kundërt do kesh një peridhë piku vizitorësh e pastaj hiçi.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook