Lidhu me ne

Kryesore

Berisha: Po dënoni me ligj shqiptarët, djegësat jua kanë shuar memorien dhe moralin

berisha noka 1 1280x720

“Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit është jashtë çdo lloj ligji, morali apo rregulli. Këtu vendosim me ligj të dënojmë shqiptarët, të dënojmë studentët dhe “de facto” të mbyllim Fakultetin e Mjekësisë. Po të isha student, kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që të imponon këtë që impononi ju. Kjo është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e shqiptarëve. Shkoni te mjete te diktaturës, për të zgjidhur problemin numër një, që është problemi i shëndetit të shqiptarëve”, tha Berisha.

“Së dyti, ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. Veproni si ata në shpellën e Borizanës. Për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të qëndrojë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Çfarë politike ka bërë Gjinushi, çfarë studimi ka bërë? Ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Po a ka gjë më të turpshme? Të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është si të krahasosh Rrajet me shkopinj në dorë me pastorin”, shtoi Berisha.

Në fund, Berisha iu drejtua deputetëve të mazhorancës me këto fjalë: “Djegësat ua kanë shuar memorien, ua kanë shuar moralin. Po ju informoj se me një marrëveshje të firmosur vetëm në vitin e parë, djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare 6,4 milionë euro dhe 1,1 milionë euro nga Bashkia e Tiranës. Janë bërë gjeri tani 64 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto fonde shkojnë në kontot e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Edhe ju zonjë jeni e zhytur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare e bandës kriminale”.

MË TEPËR

Kryesore13 minuta më herët

KQZ miraton renditjen në fletën e votimit. Ja numrat për çdo subjekt dhe koalicion

KQZ ka miratuar renditjen e partive dhe koalicioneve në fletën e votimit pas shortit.  Renditja e subjekteve: 1.Koalicioni Partia Demokratike...

Kryesore5 orë më herët

“Adriatik Lapaj më mashtroi. Ai është kurth i Sali Berishës për të përçarë votat e djathta” – Akuzat e Dash Sulës

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka rrëfyer ngjarjet rrokamboleske me të cilat është përballur 72 orët e fundit duke akuzuar përveç...

Radar5 orë më herët

“Kemi një ballist këtu, që pasi na njohu s’na u nda më” – Kandidati buzëqesh vesh më vesh pasi Rama e përmendi

Ish-kandidati i PD-së në zgjedhjet e vitit 2017, Halit Valteri, buzëqeshi vesh më vesh pasi kryeministri Rama e përmendi në...

Mix5 orë më herët

Monologu i Sam Rockwell në “The White Lotus” bëhet viral!

Sam Rockwell befasoi shikuesit me një paraqitje surprizë në sezonin e tretë të “The White Lotus”, duke interpretuar një monolog...

Radar5 orë më herët

Nard Ndoka: Berisha s’është politikan më i mirë se unë, Majko adoleshent!

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka deklaruar se është një politikan më i mirë se kreu i PD-së, Sali...

Mix5 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që janë njerëz më të mirë se sa duken

Nëse dikush ju pyet se cila është shenja juaj e zodiakut, ka disa përgjigje që priten me siklet, madje edhe...

Radar5 orë më herët

Pse Donald Trump e mbylli “Zërin e Amerikës”

Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për mbylljen e agjencisë së lajmeve “Zëri i Amerikës” të financuar nga qeveria federale...

Sport5 orë më herët

Hamdi Salihi mes 50 golashënuesve më të mirë të Europës për shekullin e 21-të.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Hamdi Salihi, është renditur i 28-ti në Europë në listën për golashënuesit më të mirë të...

Gatime6 orë më herët

Video / Recetë e thjeshtë për Tiramisu (pa vezë)

Tiramisuja është ëmbëlsira e çdo feste dhe e çdo periudhe të vitit. Ka padyshim një nga shijet më të veçanta...

Radar6 orë më herët

10 mistere amerikane për Gërdecin

Çdo 15 Mars media ofron detaje dhe fakte të përsëritura mbi dosjen ‘Gërdeci’. Fakte të stërthëna apo detaje të përzgjedhura...

Facebook