Lidhu me ne

Radar

Gazetari nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës ka zhvatur 110 mln euro deri më tani

Gazetari nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës ka zhvatur 110 mln euro

Gazetari Elvi Fundo ka prezantuar një dokument që tregon se Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja kanë krijuar një kompani me seli në Maltë, që ka në pronësi inceneratorin e Elbasanit

I ftuar në ‘A Show’ me në SYRI TV Fundo ka treguar se fillimisht kontrata e inceneratorit të Tiranës ka qenë 10 mln dollarë në vit, por deri më tani për 6 vite janë paguar 110 mln euro.

‘Fillimisht kontrata e inceneratorit të Tiranës ka qenë 10 mln dollarë në vit, nga transferta e pakushtëzuar që qeveria i jep bashkisë së Tiranës. Pra rreth 300 mln do paguante shteti shqiptar në 30 vite.

Në fakt, të ardhurat në 6 vite sipas deklarimeve nga vetë kompania, edhe pse janë në fazë investimi janë rreth  105-110  milionë euro, sipas atyre që ka deklaruar vetë kompani, 26 mln euro janë vetëm në vitin 2021. Nëse do bëjmë një llogari të thjeshtë, vetëm nga qeveria janë marrë 60 mln dollarë dhe 50 të tjera janë paguar nga biznesi.

Kompania Polwurth ka një kontratë me kusht me Klodian Zoton, që do ti kthejë aksionet sapo të merret koncesioni. Pra është përdorur një markë për të marrë aksionet dhe me një kontratë tjetër ajo ja kthen në dhjetor.

Këtu kam një marrëveshje të Mirel Mërtirit me bashkëjetuesen e tij Stela Gugallja, që del sot për herë të parë. Ky është një dokument që tregon se si Stela Gugallja dhe Mërtiri, bëjnë një kompani e cila ‘CNGroup LTD’ e cila regjistrohet në Maltë e cila është në pronësi të Mirel Mërtirit. Inceneratori i Elbasanit shkon në Maltë tek Mireli, siç shkon Fieri, me radhë dhe Tirana.

Sot në QKB ka disa shtetas të huaj. Dokumentet tregojnë se gjithmonë pas tyre kanë qenë Klodi dhe Mireli. Italianët sot dalin pronarë, sërish si Polwurth e kanë kontratën me kusht. Sërish duhet të gjejnë një investim ‘x’ dhe pas shumë vitesh ikin’, tha Fundo.

Gazetari nxjerr dokumentet: Inceneratori i Tiranës ka zhvatur 110 mln euro

MË TEPËR

Radar17 minuta më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix28 minuta më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix56 minuta më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix2 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Radar2 orë më herët

‘Sot, të mos dalësh në televizor është shenjë elegance!’

Shkruar nga Irena BeqirajQori dhe Fevziu Pjesa më e madhe e dëmit në këtë vend shkaktohet nga njerëzit që i...

Radar3 orë më herët

Si arriti Elon Musk të bëhet njeriu më i pasur në botë?

Elon Musk Rruga për t’u bërë njeriu më i pasur në botë nuk është e lehtë, por si ia doli...

Kioske3 orë më herët

Rama synon 1 milion vota gjithësej dhe 84 mandate për PS-në, por…

Nga Eduard Zaloshnja Kur caktoi drejtuesit politikë nëpër qarqe, Rama deklaroi se, me pjesëmarrjen për herë të parë në zgjedhje...

Kryesore4 orë më herët

“Me Veliajn jemi miq, po rrëmoni në vendin e gabuar” – Belinda Balluku rrëfen marrëdhëniet me kryebashkiakun

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka folur në Top Story me Grida Dumën në Top Channel edhe për raportet e saj me...

Facebook