Kryesore
Raporti i plotë/ E vërteta e Non-Grata-s së Sali Berishës
Qëllimi i këtij raporti është të paraqesë me prova, fakte e dokumenta të pakundërshtueshme, nga pozicioni i dëshmitarit, përdorimin e korrupsionit politik transnacional – korruptimin e diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj nga qeveria shqiptare – dhe angazhimin e tyre në luftën kundër opozitës, për shkatërrimin e saj.
Me datë 19 Maj 2019, Sekretari i Shteti Blinken më shpalli mua non grata pa asnjë provë, fakt apo dokument, Ky vendim vinte 8 vite pasi unë kisha dhënë dorëheqjen nga ҫdo funksion apo rol drejtues. Po atë ditë unë i drejtova atij një letër , në të cilën i shkruaja:
-Se vendimi i tij ishte politik dhe kishte në bazë lobimin korruptiv të Edi Rames dhe mbrojtësit të tij George Soros dhe, se në momentin që ai apo çdo qeveri tjetër në botë do të paraqesë një provë të vetme për korrupsionin tim, unë do largohem në mënyrë përfundimtare nga politika.
Me datë 21 Maj 2021, unë për të mbrojtur dinjitetin tim padita në gjykatën e Parisit për shpifje Sekretarin Blinken.
Më 21 Korrik 2022, Edi Rama deklaroi në parlament se unë nuk do të mund t’a kaloja më La Manshe-in.
Tre orë më vonë, unë mora një letër konfidenciale nga ambasada Britanike, në të cilën Home Office më njoftonte se kishte vendosur përjashtimin tim nga Britania e Madhe, me akuzat për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, për të cilat unë paraqisja rrezik për sigurinë e Mbretërisë së Bashkuar.
Menjëherë denoncova vendimin si vendim politik, i cili, njëlloj si vendimi i Sekretarit Blinken, bazohet fund e krye në gënjeshtra nga mediat e sponsorizuara nga Soros, si dhe trillime të kundërshtarëve të mi politikë Edi Rama, Erion Velia, e Lulzim Basha.
Gjer më sot, Departamenti i Shtetit nuk ka paraqitur asnjë prove, fakt apo dokument të vetëm për vendimin e tij pa baza. Kjo thjesht sepse ato nuk ekzistojnë.
Ndaj, këtu më poshtë, unë do t’u njoh me dokumentet që Home Office ka paraqitur për të provuar akuzat ndaj meje, gjatë procesit ligjor që ka nisur pas padisë sime.
Këto dokumenta provojnë qartë se vendimi ka në bazë shpifjet dhe shtrëmbërimet e mediave të George Soros kundër meje, si dhe deklarata te kundërshtarëve të mi politik, të serviruara si të vërteta tek Home Office, nëpërmjet korruptimit të ambasadorit britanik në Shqipëri, z. King Smith dhe paraardhësit të tij z. Norman Duncan.
Le ti analizojmë me rradhë.
Sipas Home Office lidhjet e mia me krimin e organizuar provohen nga:
1-Lidhjet e supozuara me Fation Dautin, person i përzënë nga Britania e Madhe, të cilin unë nuk e kam takuar kurrë dhe nuk kam patur kurrë ndonjëherë lidhje me të. Burimi i informacionit: Lulzim Basha.
Me 20 janar 2022, ky person i pranishëm në selinë e PD në mesin e 150 të tjerëve, goditi me shqelm një derë. Ish kryetari i PD, kundërshtar i imi, më akuzoi se kisha lidhje me trafikantë dhe kriminelë, duke iu referuar Fation Dauti dhe se do të njoftonte ambasadat e huaja për këtë. Unë deklarova po atë ditë se nuk e kisha takuar kurrë Fation Dautin dhe se isha informuar pas incidentit për të. Deri më sot askush nuk ka mundur t’a kundërshtojë deklaratën time. Në të vërtetë fakte dhe dëshmi të pakundërshtueshme provonin se Dauti kishte qënë mbështetës i ish kryetarit të PD, Basha. Megjithatë, ambasadori King Smith e përcolli tek Home Office akuzën e Lulzim Bashës si të vërtetë. Ky i fundit, mik i ambasadorit King Smith dhe paraardhësit të tij, i ngecur në rrjetën e problemeve të tij me drejtësinë, në lidhje me akuzat për financimet ruse, bën çdo gjë për të siguruar mos hapjen e dosjes së tij gjyqësore nga Edi Rama.
Në dokumentat e dorëzuara nga Home Office, Home Office pranon shprehimisht, disa here, se nuk ka mundur të provojë se ka lidhje midis Sali Berishës dhe Fation Dautit.
2- Lidhjet e mia me Damir Fazliç, për të cilin, sipas Home Office, unë kam ndërhyrë kur për atë kanë dalë prova inkriminuese. Burimet: Rrjeti BIRN/Balkan Insight/Reporter.al, të George Soros Damir Fazliç është biznesman, shtetas britanik i cili nuk ka qënë kurrë i inkriminuar apo dënuar në Shqipëri, në MB dhe në dijenine time as në ndonjë vend tjetër. Ndaji tij, në Shqipëri, nuk kanë dale kurrë prova të veprimtarive inkriminuese, gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër apo më vonë. Prokuroria shqiptare në vitin 2009 hapi një hetim ndaj tij, për shkak të presionit mediatik të PS, pasi Fazlic kishte transferuar para nga një llogari offshore për blerjen e një toke private. Një trasferim i tillë nuk ishte i ndaluar nga legjislacioni shqiptar dhe hetimi u mbyll, për mungesë provash. Gjatë hetimit, prokuroria kërkoi në një moment ndalimin e tij, pa urdhër të shkruar ligjor, gjë që u refuzua nga organet ligjzbatuese pasi binte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe garancitë e Kushtetutës së Shqipërisë. Kur prokuroria dërgoi ftesë me
shkrim Fazlic u paraqit menjëherë sipas të gjitha rregullave. Shtoj këtu se Damir Fazliç, i cili vazhdon edhe sot biznesin në Shqipëri, kurrë nuk ka përfituar një qindarkë nga qeveria e PD sidhe kurrë nuk më ka sponsorizuar mua apo PD.
3-Lidhjet e mia me bandën e Elbasanit. Burimi: Lulzim Basha.
Edhe në këtë rast ambasadori Britanik ka percjellë tek Home Office një shpifje të radhës të ish- kryetarit të PD Lulzim Basha, i cili në nëntor të vitit 2022 deklaroi se Berisha po mbledh firmat e delegateve të Elbasanit, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD, me ndihmën e Suel Çeles. Unë iu përgjigja këtij trillimi të turpshëm menjëherë publikisht, duke nxjerrë fakte që demostronin të kundërtën: denoncimet e mia të vazhdueshme, me emra të të gjithë banditëve dhe bandave të Elbasanit. Personalisht Çelen, bandat e Elbasanit dhe çdo bandë tjetër të vendit, i kam denoncuar publikisht gjatë viteve në opozitë me dhjetëra dhe qindra herë. Shtoj këtu se për shkak të suksesit të qeverisë së PD në luftën me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, Shqiperia u anëtarësua në NATO, firmosi marrëveshjen e stabilizim asocimit, liberalizoi vizat me BE, mori rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat. Në të gjitha këto vendim-marrje, Britania e Madhe ka votuar në favor të Shqipërisë. Bashkëpunimi i ngushtë i qeverisë së PD me autoritete ligjzbatuese britanike, në luftë kundër krimit të organizuar, duke përfshirë dhe operacionet e fshehta të përbashkëta, është vlerësuar lart nga përfaqsues të Mbretërisë së Bashkuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Krimit të Rëndë dhe të Organizuar (SOCA), Bill Hughes, në shtator 2009 deklaroi në Tiranë se: “Ju jeni një aleat i vlefshëm i Britanisë së Madhe në luftën kundër krimit të organizuar”, dhe se ne do të kërkojmë që modeli i bashkëpunimit me ju të shtrihet edhe në vende të tjera.
Në dokumentat e dorëzuara, Home Office pranon se nuk ka mundur të vërtetojë lidhjet e mia me bandat kriminale, por thotë se kjo akuzë mbështetet nga lidhja ime me Fation Dautin, ndonëse më parë ka thënë në mënyrë të përsëritur se nuk ka prova që provojnë lidhjen time me Fation Dautin.
Këto ishin të ashtuquajturat prova që Home Office ka paraqitur për lidhjet e mia me krimin e organizuar dhe rrezikshmërinë time për Mbreterinë e Bashkuar.
Po kështu akuzat e Home Office për lidhjet e mia me korrupsionin bazohen tërësisht në trillime të qëllimshme të mediave të George Soros dhe kundërshtarëve të tjerë të mi politik.
Le ti shqyrtojmë ato me radhë.
1-Akuzohem se kam pasuruar në mënyrë të paligjshme biznesmenin Damir Fazliç për faktin se në vitin 2009 me vendim të KRRTSH është zgjeruar me 810 hektar parku energjitik në Porto Romano.
Kjo është një akuzë qesharke e cila mendoj nuk nderon ata që e përdorin. Parku energjitik i Porto Romanos, i ngritur me 51 hektar në vitin 2001 nga qeveria socialiste, u zgjerua në vitin 2009 për nevoja strategjike të vendit me 810 hektarë, pas një studimi serioz dhe të shumëanshëm, konsultimeve me komunitetin dhe vendim-marrjes së pushtetit lokal e atij qëndror. Në brendi të këtij zgjerimi gjendeshin edhe afro 12 nga 14 hektarë tokë që Damir Fazliç kishte blerë nga pronarë privat. Potenciali dhe planet për zgjerimin e parkut kanë qenë të njohura pasi janë publikuar në fletoret zyrtare dhe mediat kombëtare.
2- Një akuzë tjetër bazohet në pretendimin se në vitin 2006, gjatë marrëveshje midis Albtelekom sh.a, që kontrollohej nga aksioneri privat (76%) dhe një kompanie private Amerikane, Damir Fazliç, sipas një proces verbali pa vulë dhe pa firmë, të hedhur në internet i paska kërkuar 1 milion Dollarë bashkëinvestitorëve për kandidatët në zgjedhjet lokale.
Per ta bërë të besueshme këtë trillim Home Office thotë se në kohën e asaj bisede Albtelekom ishte kompani shtetërore, nderkohë që ajo ishte privatizuar nga qeveria socialiste në vitin 2004 dhe 76% të aksioneve i kishte kompania turke Calik, e cila kishte dhe ushtroi të drejtën e parablerjes së aksioneve të tjera. Vetë autori i artikullit shkruan se nuk u gjet asnjë gjurmë e këtij transaksioni dhe Damir Fazliç në atë shkrim mohon kategorikisht një kërkesë të tillë. Por këto fakte injorohen nga Home Office.
3- Rasti Ansar
Ky biznesmen dhe konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan, i emëruar nga qeveria socialiste, u paraqit tek studio ligjore e vajzës time për të kërkuar mbështetjen e saj ligjore për investimin e tij privat për një TEC në Porto Romano. Që në fillim vajza ime në prani të personave të tretë e sqaroi atë s,e në rast se ai synonte t’a kanalizonte investimin e tij në një PPP, procedurë e cila
kërkonte garë të hapur, ajo nuk mund t’i ofronte atij shërbime ligjore, për shkak të konfliktit tëinteresit. Ai u shpreh se ishte i interesuar të ndiqte rrugën private të investimit.
Më pas ai ndryshoi qëndrim dhe kërkoi t’a kanalizonte investimin në PPP por dhe të evitonte garën. Pas refuzimit të prerë të vajzës sime për të ndërhyrë që ai të investonte në një PPP pa garë, ai mashtroi publikisht, duke thënë se atij nuk i ishte pranuar kërkesa, pasi kishte refuzuar tarifat e larta të studios ligjore të vajzës sime dhe se ai nuk pranoi të blinte një tokë që i ishte ofruar nga studio e saj, gjë që ishte krejtësisht e pavërtetë. Vajza ime iu përgjigj publikisht në atë kohë trillimeve të tij, të nxitura nga ata që e kishin emëruar konsull. Ajo shpjegoi se nuk zotëronte ndonjë tokë për të shitur dhe se me kërkesë të z. Ansar ishin angazhuar ekspertë të jashtëm për të lokalizuar tokë sipas kërkesave të tij specifike. Dhoma e Avokatisë deklaroi se tarifat e kërkuara ishin në përputhje me kuadrin rregullues të miratua nga kjo dhomë.
Gjykata Kushtetuese dhe gjykatat e tjera të vendit kanë jurisprudence të konsoliduar që konfirmojnë këto qëndrime.
4- Në vazhdën e gënjeshtrave të mësipërme, artikujt e BIRN, të sponsorizuar nga Soros, nën tituj
bombastikë se po publikojnë pasuritë e vajzës sime dhe llogaritë e saj bankare, paraqesin llogari
bankare personale dhe të biznesit të personave të tjerë, aktivitetin tregtar të subjekteve të tjera.
Home Office është detyruar të pohojë në mënyrë të përsëritur mashtrimet dhe dobësinë e
argumentave të burimit të saj.
5 – Rasti Pirro Mishës, ish drejtues i Fondacionit Soros në Shqipëri, sillet po në këtë artikull, të
cituar si burim nga Home Office. Ai gënjen haptazi ambasadorin Amerikan duke i thënë se një
mosmarrëveshje e zgjatur që ai kishte më një investitor Italian u zgjidh menjëherë në favor të tij
sapo kërkoi ndihmën e vajzës sime. Kjo histori nuk ka ndodhur kurrë, por ajo është një nga
shembujt e qartë që tregon strategjinë e drejtuar të Fondacionit Soros dhe drejtuesve të saj
kundër meje.
Duke vërtetuar se jo e vërteta, por shërbimi ndaj interesave të Soros dhe Edi Ramës janë
funksioni i tyre i vërtetë, në mënyrë militanteske, BIRN/Balkan Insight refuzoi të botonte në
kohës e publikimit të shkrimeve, reagimin që vajza ime u dërgoi me email, në të cilën ajo hidhte
poshtë me argumenta të gjithë fabrikimet e artikullit (shih emailin bashkangjitur).
6- E mbetur pa asnjë fakt prove apo dokument për të provuar korrupsionin tim, Home Office me
akuzon pa asnjë bazë për lidhje, nxitje dhe perfitime nga skenat piramidale të 27 viteve më parë.
Këto akuza janë shpifje të bazuara në gënjeshtra. E vërteta është se nuk kam patur asnjë lidhje
dhe nuk kam perfituar asnjë qindarkë nga këto skema dhe jo vetëm që nuk i kam nxitur ato por
përkundrazi (i) unë kam refuzuar prerazi rekomandimin e ekspertëve nga mesi i vitit 1996 për ti
liҫensuar ato si institucione financiare, (ii) kam udhëzuar ngritjen e padisë kundër tyre në
gjykatë 16 , (iii) kur skemat kolapsuan, kam refuzuar injektimin e parave ‘të mira’ për shpëtimin
apo kompensimin e tyre, (iv) Qeveria miratoi ligjin për kontrollin dhe falimentimin e tyre, si dhe
(v) u vendosën para drejtësisë boset e tyre. Krizën politike të rebelimit komunist të krijuar nga
kriza financiare e zgjidhëm me marrëveshje politike dhe zgjdhje parlamentare. Në fushaten
elektorale të vitit 1997, rivali im iu deklaroi shqiptarëve se do iu kthente cdo qindarkë që keni
humbur në skema. Kurse unë iu deklarova se nuk mund të kthehej asnjë qindarkë sepse qeveria
nuk mund të njohë një borxh që nuk është kontraktuar prej saj. Kështu, pavarësisht se isha i
vetëdijshëm se ky vendim do të më kushtonte humbjen e zgjedhjeve, unë zgjodha të zbatoj ligjin.
Nëse unë apo qeveria e PD do të kishim patur lidhje me skemat piramidale, ne do të kishim
pranuar të kthenim paratë e tyre dhe të qetësonim rebelimin që pasoi. Por ne bëmë atë që duhet të
bëjë një qeveri e përgjegjshme. Sa më sipër provohet nga vlerësimi i ekspertit të FMN që Home
Office ka cituar si prove kryesore. Në raportin e tij të titulluar “The Rise and Fall of the
Pyramid Schemes in Albania”, ai shkruan se, fillimisht autoritetet shqiptare dhe FMN i
konsideruan këto skema si beninje, me investime reale fitimprurëse dhe kontributorë në rritjen
ekonomike të vendit 18 , dhe se për këtë arsye, “…një mision i FMN-së me mision këshillimin për
problemet e sektorit financiar, në fund të vitit 1995 u fokusua më së shumti në mundësitë për
përmirësimin e sistemit financiar formal duke integruar elementët më pozitivë të tregut
informal”.
Po aty ai shprehet se autoritetet shqiptare bënë një punë mjaft të mirë në trajtimin e
skemave piramidale pasi ato u identifikuan, ku veprimet më të mira ishin refuzimi për të
financuar detyrimet e firmave me para të buxhetit, si dhe ngrirja e aseteve në sistemin bankar të
dy kompanive me më shumë depozitues.
Por gjithashtu, edhe më i rëndësishëm është vlerësimi i parlamentit të Mbretërisë së
Bashkuar, që e cilëson qëndrimin tim dhe të qeverisë së PD si vlerësimin e duhur ligjor. Ky
Parlament në raportin e tij me titull The Largest Heist In History. Building the Great Pyramid:
The Global Financial Crisis Explained’ të publikuar në vitin 2009, kushtuar kolapsit, të
skemave të investimit që pllakosën City dhe banka të tjera në Londër (2008), ndër të tjera
shkruan se, bankierët e financierët e këtyre skemave vepruan njësoj si gangsterat shqiptare të
skemave të viteve 96-97 dhe se qeveria britanike u pajtua me kërkesat e tyre, injektoi sasi të
paprecedent parash dhe garancish në këto skema, gjë të cilën, në vitin 1997, qeveria shqiptare
nuk e bëri. Raporti thekson se biznesi që dështon duhet të lihet të falimentojë dhe se ndërtimi i
skemave piramidale është i paligjshëm dhe drejtuesit e tyre duhet të ndiqen penalisht.
7-Absurditeti arrin kulmin kur Home Office citon si prova kundër meje disa raporte
ndërkombëtare që prekin çështjet e korrupsionit në Shqipëri, të cilat i referohen ekskluzivisht
periudhës kohore të qeverisë së Ramës dhe nuk kanë të bëjnë fare me Berishën dhe qeverinë e
tij .
Apo raporte të tjerë, që pavarësisht nga titulli i tyre, e ilustrojnë kapjen e shtetit vetëm me
shembuj që i përkasin qeverisë së Ramës, ndërsa në lidhje me periudhën e qeverisjes së PD
përmendin proceset gjyqësore ndaj tre ministrave të qeverisë. Në fakt, në kontrast të thellë me
qeverisjen e PS, gjatë periudhës së qeverisjes së PD, imuniteti i ministrave dhe deputetëve është
hequr sa here prokuroria e ka kërkuar një gjë të tillë dhe ministrat i janë nënshtruar procesit
gjyqësor.
Përveç kësaj ne hoqëm me ligj imunitetin e zyrtarëve për çështjet e korrupsionit 24 .
Home Office përmend gjithashtu Raportet e Të Drejtave Të Njeriut të Departamentit të Shtetit
(2007 – 2010).
Këto raporte, ndërkohë që përcjellin problemet e trashëguara dhe të vazhdueshme, tipike për çdo demokraci në zhvillim, theksojnë gjithashtu përpjekjet e dallueshme
të Berishës dhe qeverisë së tij, si dhe arritjet e tyre, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar. Për ironi te fatit, ndër ata që kanë vlerësuar më shumë këto arritje është Antony
Blinken, gjatë vizitës sime si kryeministër në Shtëpinë e Bardhë, kur ai ka qenë këshilltar për
sigurinë kombëtare i zëvendës presidentit Joe Biden.
Këto ishin provat për akuzat për korrupsion që Home Office ka paraqitur kundër meje ndërkohë
që në vitet e qeverisjes së PD ka patur korrupsion, por ka patur edhe një luftë të vendosur kundër
tij. Shqipëria hoqi nga kushtetuta imunitetin e politikanëve për këtë vepër penale, vendosi one stop shop për lejet dhe liçensat, plotesoi kushtet për pragun e Millennium Challenge Corporation,
u bë vendi i parë në botë me sistem dixhital të plotë të prokurimeve publike të çertifikuar nga
OKB dhe u nderua nga kjo organizatë me çmimin e dytë në botë për transparence . Falë kësaj
lufte, Shqipëria njohu rritje të GDP per capita dhe në një quantum leap të vërtetë kaloi nga grupi
i vendeve me të ardhura të ulta, në grupin e vendeve me të ardhura të mesme – të larta, ndërtoi
dhe rindërtoi mbi 11 mijë km rrugë, dyfishoi rrogat dhe pensionet, trefishoi investimet e huaja
dhe eksportet.
8- Në deklaratën time të datës 21 korrik 2022, theksova se vendimi i Home Office mund të jetë
marrë në kuadrin e Five Eyes Treaty si një detyrim ndaj SHBA. Por ambasadori King Smith me
një prononcim në media hodhi poshtë këtë pretendim timin dhe u shpreh se MB kishte motivet e
veta për perjshtimin tim .
Në kontrast me këtë qëndrim të ambasadorit, Home Office pohon se vendimi për përjashtimin e
Berishës duhet marrë në mbeshtetje të vendimit te Departamentit Amerikan të Shtetit.
Vë në dukje se, me datën 19 maj 2021, 8 vite pasi kisha dhënë dorhëqjen nga çdo rol drejtues në
PD, dhe katër javë pasi partia PD humbi zgjedhjet e pergjishme, si dhe pas kundërshtimit tim të
prerë për një koalicion të mundshëm midis saj dhe Partisë Socialiste në pushtet, gjë që do t’a
linte vendin pa opozitë, Sekretari Blinken pa asnjë provë, dokument, apo akuzë zyrtare, në një
vendim të mirëfilltë politik, më shpalli mua, bashkëshorten dhe fëmijet e mi non grata për
korrupsion domethënës.
Por gjatë këtyre dy viteve, DASH nuk u ka paraqitur dot asnjë provë të vetme kongresmenëve dhe mediave të SHBA të cilët, jo vetëm i kanë kërkuar ato, por edhe kanë
denoncuar lobimin dhe ndërhyrjen e George Soros për llogari të Edi Rames në dezinjimin tim.
Kongresmeni Lee Zeldin i deklaroi Sekretarit Blinken gjatë një dëgjese se vendimi për
përcaktimin non grata të Berishës vinte nga hiçi, pasi pas hetimeve të tyre ata nuk kanë gjetur
asgjë për korrupsion në lidhje me Sali Berishen, dhe se vendimi për përcaktimin e Berishës është
i ndikuar nga Xhorxh Soros. Kongresmeni Lee Zeldin i dërgoi tri letra, në periudha të ndryshme,
ku I kërkonte Sekretarit Blinken provat mbi të cilat ishte marrë vendimi për përcaktimin e
Berishës non grata dhe nuk mori asnje dokument apo fakt konkret nga Departamenti i Shtetit.
Ish drejtori në detyrë i DNI dhe i ngarkuar i Presidentit për Ballkanin, Richard Grenell, e ka
cilësuar vendimin e Sekretarit Blinken, si një vendim qartësisht politik e militant kundër një
partie konservatore, dhe gjithashtu ka pohuar se gjatë kohës së tij në detyrë ai kurrë nuk ka parë
ndonjë dosje që të akuzonte Berishën për korrupsion.
Dokumenta zyrtare të drejtësisë amerikane dhe mediat e huaja kanë raportuar se Edi Rama ka
korruptuar ish shefin e kundërzbulimit të FBI për New York, Charles McGonigal 32 , gjatë kohës
që ai ishte në detyrë, dhe se e ka përdorur atë dhe ekipin e tij për përgatitjen e dosjes sime 33 . Shtoj
se njëlloj si McGonigal, por me mjete politike, u angazhua në luftën për shkaterrimin e opozitës
edhe ambasadorja e SHBA Juri Kim, e cila për shkak të luftës së saj anti – opozitare, jo rrallë
është konsideruar si sekretare të PS të Shqiperisë.
9- Home Office pretendon se vendimi i saj nuk është koordinuar dhe nuk synon të mbështesë Edi
Ramën. Por faktet flasin ndryshe .
Së pari lajmin e perjashtimit tim nga MB e njoftoi i pari Edi Rama në parlament 36 .
Së dyti, ambasadori King Smith që nga vjeshta e vitit 2021 ndërmori fushatë aktive kundër meje,
duke u përpjekur të bindte bashkëpuntorët e mi që të mos mbështesnin inisiativën time që
synonte rithemelimin e Partise Demokratike dhe çlirimin e opozitës nga kontrolli i qeverisë.
Së treti, ai pasi ka mashtruar qeverinë e tij me dokumentet që i serviri asaj, troket tani në dyert e
institucioneve shqiptare dhe kërkon fakte për shpifjet e tij kundra meje, duke thënë se “…n’a
duhen fakte pasi rrezikojmë të humbim çështjen në gjykatë”.
Së kateri, zoti King – Smith në një shkresë që i drejton qeverisë së tij, e mashtron atë, duke i
shkruar se, pas urdhërit të përjashtimit, Berisha ka nisur sulme publike kundër qeverisë
Britanike. Në të vërtetë unë si njeriu që kam rivendosur mardhëniet diplomatike dhe zgjidhur të
gjitha problemet e trashëguara nga diktatura e Enver Hoxhës me kete vend mik, nuk kam
sulmuar kurrë qeverinë britanike dhe kjo është një sajesë mjerane. Madje edhe pas vendimit të
saj absurd kundra meje unë gjatë krizës së refugjatëve shqiptarë kam kundërshtuar publikisht
sulmet e pa baza të Edi Rames ndaj saj. Deklaratat e mia janë pasqyruar në mediat shqiptare 38
dhe ato të BM.
Së pesti, po në këtë shkresë z King Smith i vetëdijshëm për fallsitetin e provave që i ka derguar
Home Office shkruan se, heqja e përjashtimit të Berishës qoftë nga gjykata ose para vendimit të
kësaj të fundit nga Home Office, dëmton reputacionin ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.
Kështu ai injoron drejtësinë, ligjin dhe ndershmërinë si elemente thelbësore të reputacionit të
vendit të tij dhe kërkon ruajtjen e reputacionit duke mbajtur një vendim të bazuar jo në prova,
por në mashtrime dhe korrupsionin e tij. Madje, ai për këtë qëllim përdor edhe argumenta
politike dhe pohon se, rreziku i demtimit të reputacionit të qeverisë britanike nga heqja e
përjashtimit bëhet edhe më i madh për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri, si dhe sulmeve të
Edi Rames kundër qeverisë së MB për ҫështjen e refugjatëve. Mendoj se këto deklarata nuk kanë
nevojë për komente.
Se gjashti. opinioni publik dhe media në Shqipëri kanë vënë në dukje se ambasadori King –
Smith, duke ndjekur linjën e veprimit të qeverisë së Edi Ramës, punon kundër opozitës shqiptare
dhe duke e bërë këtë, dëmton mekanizmat e kontrollit dhe balancës që ofron një opozitë e vërtetë
në çdo shoqëri demokratike. Në kontrast të thellë nga përqasja e tij me opozitën shpaloset
qëndrimi i z. King Smith ndaj qeverisë, të cilën mediat e kanë vënë vazhdimisht në dukje si një
sjellje të pazakontë.
Si konkluzion, të gjitha dokumentat dhe provat që Home Office ka paraqitur për të mbeshtetur
perjashtimin tim janë kryekëput të bazuara në shpifje, interpretime të pavërteta të artikujve të
mediave të kontrolluara nga George Soros dhe akuza të pa baza të kundërshtarëve të mi politik.
Ato në asnjë moment nuk provojnë asnjë lidhje me krimin dhe asnjë lloj shkelje ligjore, apo
përfitim te paligjshëm nga unë, familjarët e mi, PD apo personat e tjerë që përmenden në to.
Ndaj, përjashtimi im është një rast klasik i perdorimit me sukses nga qeveria e Edi Ramës të
korrupsionit transnacional, per të sanksionuar kundershtarët politikë, shkatërruar opozitën dhe
për të mbrojtur kësisoj, korrupsionin dhe lidhjet e tij dhe qeverisë së tij me krimin.
Sanksionimi im ka patur si qëllim madhor së pari, të zhvlerësojë dhe të bëjë të pabesueshëm një
zë që ka denoncuar dhe denoncon, me shumë se kushdo tjetër, me dhjetra e qindra afera
korruptive të qeverisë më të korruptuar në Europë, perfshi këtu aferat e mëdha si ajo e djegësave,
Portit të Durrësit, të cilat janë denoncuar së fundmi edhe nga Parlamentit Europian dhe
Departamenti i Shtetit.
Së dyti, sanksionimi është një mjet që kërkon të zhvlerësojë zërin që ka denoncuar përsëri më
shumë se kushdo tjetër lidhjet e Edi Rames dhe qeveritarëve të tjerë me krimin dhe kartelet e
drogës në Shqipëri, Sinaloan e Meksikes dhe vendet e tjera në botë si dhe kthimin e Shqipërisë ndër vendet e para në botë, sipas OKB, për prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.
Prandaj, vendimi i pabazë i Home Office paraqet një rast tipik të përdorimit të sanksioneve, jo për të
dekurajuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, por për hakmarrje tipike politike.
Se treti, korruptimi i ambasadorit King Smith dhe parardhesit të tij, njelloj si McGonigal, u
perdorën nga qeveria si armë për shkatërrimin e opozitës dhe konsolidimin e regjimit monist të
Edi Rames në Shqipëri. Shkatërrimi i opozitës është vrasja e shpresës dhe shkatërrimi i një
shoqërie të lirë. Sot politikat e rregjimit të Edi Ramës, i kanë shndërruar shqiptarët edhe në vitin
2023 në boat people. Sipas Eurostat, gjatë viteve 2014-2021, 937000 qytetarë janë larguar nga
Shqipëria drejt hapsirës Shengen.