Lidhu me ne

Radar

PD dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Xama: Është radha e tij që të lëshohet nga Rama, kjo e bën nervoz

PD dënon sulmin e Veliajt ndaj gazetares Xama: Është radha e tij

Partia Demokratike ka dënuar sulmin e kreut të bashkisë Tiranës, Erion Veliaj ndaj gazetares Ola Xama dhe ndaj gjithë reporterëve.

Në një deklaratë për mediat, PD bën me dije se të quash zonjën Xama ‘vrasëse me pagesë’, pas shkrimit denoncues në BIRN, është si guximi i atij që ka pushtet të pakontrolluar, ashtu edhe dëshpërimi i atij që e njeh veprën e vet dhe ka frikë prej saj.

Sipas PD, pas Arben Ahmetajt, është radha e tij që të lëshohet nga Rama, i cili do t’i sakrifikojë të gjithë për të ruajtur veten, dhe kjo e bën nervoz.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Partia Demokratike reagon me shqetësim dhe e dënon me forcë fushatën shantazhuese dhe intimiduese të kryebashkiakut Veliaj kundër gazetares së lirë Ola Xama dhe kundër të gjithë reporterëve të guximshëm që denoncojnë abuzimet e tij dhe të pushtetit.

Përshëndesim reagimin e njëzëshëm dhe solidar të të gjitha organizatave të mbrojtjes së lirisë së medias në botë dhe atyre kombëtare, dhe u kujtojmë se te Partia Demokratike do gjejnë një aleate në luftën për lirinë e medias dhe të shprehjes dhe kundër agresionit të Rama-Veliajt për heshtjen, blerjen dhe shantazhimin e zërave kritikë të pushtetit në media dhe shoqëri.

Erion Veliaj në këtë pikë është recidivist. Sa herë media publikon gjurmë të shkeljeve të tij ligjore ai hidhet në sulm. Duke pasur mbrojtjen, fatkeqësisht, të një pjese të mirë të medias, të cilën e ka blerë me favore dhe shtrëngime të ndryshme, në krah të tij dhe kundër kolegëve gazetarë të guximshëm angazhohen edhe ‘tualetet mediatike’ të Bashkisë së Tiranës.

Përpëlitjet e Veliajt janë spazmat e fundit që kanë kapur atë dhe të  gjithë të përfshirët më mega-aferën e inceneratorëve pas arratisjes së Arben Ahmetajt. Veliaj, sic dëshojnë dokumentet e SPAK, është edhe propozuesi i skemës së inceneratorëve. Është radha e tij që të lëshohet nga Rama, i cili do t’i sakrifikojë të gjithë për të ruajtur veten, dhe kjo e bën nervoz.

Të quash zonjën Xama ‘vrasëse me pagesë’, sic ka bërë ai në mesazhe drejtuar gazetares, një gjuhë më pas që e përvetësuan ‘shokët e lalit’ me gazeta, portale dhe anale mediatike, është si guximi i atij që ka pushtet të pakontrolluar, ashtu edhe dëshpërimi i atij që e njeh veprën e vet dhe ka frikë prej saj.

SPAK ka vetëm një detyrë: të mos tërhiqet, edhe pse me siguri, edhe atyre u kanë shkuar mesazhe si të Ola Xamës.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook