Lidhu me ne

Kioske

Pse ia “ngopi” Rama Ahmetajt?!

Shkruar nga Luçiano Boçi

Pse ia “ngopi” Rama Ahmetajt?!

Ngopësi i Ahmetajt, i Kokës, Bllakos e të tjerëve më pas do të ndjejë peshën e ngopjes së zullumeve e padrejtësive të panumërta. Gjarpri pritet nga koka-thotë populli. E jo nga Lefter Koka apo Arben Ahmetaj.

Si përherë kur kapet gafil Rama na shfaqet i përgjëruar, bën si viktimë e diku diku patetik me doza trimërie. Mundohet të fshehë në rreshta arrogancën e pushtetit personal absurd, banalitetin e gjuhës politike, djallëzinë e njeriut të vogël e me komplekse.

Hiqet si i aftë për t’i thënë gjërat bukur për të kamufluar me fjalë të gjithë ligësinë e brendshme, thikat që ia fut shokëve e miqve e urrejtjen e tij për të vërtetën e normalitetin e gjërave. Kalon në panegjerizma të neveritshme për veten e vet dhe ndërton aty justifikimin për t’i hapur të tjerëve varrin e radhës.

Me një fjalë një perfeksion hipokrizie që e kemi ndeshur shpesh e që ngjall përçmim absolut dhe dëshmon pikën e degradimit mental dhe emocional të drejtimit të vendit. Në konkluzion një tjetër “kampion” i kishte punuar rreng pas shpine këtij profani të politikës.

Tani nuk ishte as Bllako i vogël e as Lefteri i madh. Këtë radhë ishte një nga ish-ministrat më me zë i cili në bashkëpunim me “çunat e lagjes së vjetër” kishin shfrytëzuar sinqeritetin e Ramës për të luftuar me epizëm mbetjet. Ishte njeriu me të cilin ka ndarë e çfarë s’ka ndarë, bukën e deri në qeshjet e përqeshjet ironike për të tjerët. Por ky është Rama dhe kjo në fakt është dinamika e një sistemi i cili ndërtohet mbi makutërinë materiale, sundimin politik dhe interesin e ditës e lëviz në shtratin e një korrupsioni perfid.

Është një lloj mekanizmi që brenda alogjikës së normales, ka logjikë e vet autonome, sipas së cilës: ti duhet të bindesh dhe në fund ti je dhe fajtori, paçka se urdhëruesi, mentori, realizuesi i skemës del gjithmonë duarjashtë e duarlarë.

Dhe fajtori nuk është një. Janë disa. Ahmetaj ishte i radhës. Më pas do jenë të tjerët… Gjiknuri, Agaçi….Janë ata që hodhën firmën në diktatin e njëshit që është ai gallataxhiu i hidhur që dje përgjërohej si i mashtruar e krenohej si guximtar me veprën e vet me shije hiri inceneratorësh.

E gjithmonë pas kësaj është ajo pyetja: Po ky kur ia rrasi Tahirit, a nuk e kishte urdhëruar këtë ta jeshilonte vendin me hashash?! Po kur ia futi Lefterit a nuk ishte po ky që e bëri me detyrim autoritet kontraktor Lefterin pa qenë e shkruar në kompetencat e kabinetit të Mjedisit?! Madje e urdhëroi që koncesionin e Elbasanit ta bënte pam pam pam brenda një kohe rekord me procedurë antiligjore me financim me bekimin e tij!? Po Bllakon nuk e kapi ky prej veshi të firmoste fët e fët për komisione me njerëz të bindur?!

Po tani ky Ahmetaj veproi në kokën e vet se donte të pasuronte ca miq apo iu bind njëshit?!

Ky Rama që di dhe se “Keço” është shoku im i fëmijërisë kur vijnë votimet, nuk e dinte që Mërtiri e Zoto ishin biznesmenë e madje sponsorizuesë të PS?

Pse ia ngopi Benit?

Benit që dikur dhe kur në parlament Rama ishte i zymtë dinte t’ia ngrinte humorin?

Të gjithëve edhe mund t’ia bënte po Ahmetajt pak e vështirë.

Për hir të së vërtetës Ahmetaj ka qenë shpëtimtari i tij prej shumë situatash të vështira, personale dhe ekonomike qeverisëse. Por ngopja ishte e pashmangshme me gjithë tagrat e shumta që i kishte lejuar.

Rama nuk ecën ndryshe. Suksesi i tij personal kalon mbi zhytjen e kokës në baltë të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë që sot megjithëse kanë zbatuar urdhrat e tij kanë përgjegjësi personale. Dhe para vetes së tij ai nuk fal askënd.

Ngopja që i bëri Ahmetajt prej gishtave të lyer, është e domosdoshme për të fshehur grabitjen ekonomike, mediatike dhe votuese që Rama ka bërë gjatë këtyre viteve, midis të tjerave, me milionat e inceneratorëve, për të ngritur nga aty piedestalin e vet.

Grupi i strukturuar brenda të cilit ndarjet ishin të sakta në urdhërues e zbatues, në fajtorë e të pafajshëm po shkërmoqet nën peshën e drejtësisë, e cila duhet të ndajë mirë urdhëruesin nga zbatuesi, fajtorin nga viktima.

Ngopësi i Ahmetajt, i Kokës, Bllakos e të tjerëve më pas do të ndjejë peshën e ngopjes së zullumeve e padrejtësive të panumërta. Gjarpri pritet nga koka-thotë populli. E jo nga Lefter Koka apo Arben Ahmetaj.

“Secilit hakun” do shkruante Leonardo Shasha-zbërthyesi i skemës së funksionimit të mafias siçiliane.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix14 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix14 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix14 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix14 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar15 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix15 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike15 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix15 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix16 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook