Lidhu me ne

Kioske

Fjalimi i Ramës dhe optimistët e paepur

Fjalimi i Ramës dhe optimistët e paepur

Nga Genc Pollo

Hiq refrenin vetëmburrës fjalimi i Ramës spikati në pesë çështje:

1- Jo më krenar!
Nuk përsëriti, si shpesh herë më parë, se “ishte krenar për inceneratorët” dhe se po të ishte para vendimmarrjes për to “edhe njëqind herë do të bënte fiks të njëjten gjë.
Optimistët e paepur lipset t’a shohin këtë si progres.

2- Arratisja nuk i hyn në sy
Nuk tha një fjalë për shmangien nga drejtësia të Arben Ametajt, sebepçiut të fjalimit. Arratisja nga vendi e një (ish) anëtari të qeverisë kur dihej urdhërarresti është precedenti i parë i në këto 32 vite; apo edhe 100 vite. Kjo ngjarje përbën lajm të madh (dhe të trishtuar). Lëvizja e prokurorisë dhe votimi në Kuvend ishin pakashumë të pritshme.


Optimistët e paepur me gjasë mbeten disi të zhgënjyer.

3- Shpëtoni patjetër shokët e Benit
Nuk i zuri emrin në gojë katër ofiqarëve socialistë që pretenca i nxori të pleksur personalisht e familjarisht me inceneratorët: një ministri, kryebashkiakut të Tiranës, një deputeti (e nr 2 në parti) dhe një drejtoreshe të rëndësishme në Min. e Drejtësisë. Nuk tha p.sh. se do e bëjmë si në Europë ku deklarohet se për të shëndoshur besimin publik në institucionet ata duhet të ikin (me shkarkim, dorëheqje ose përjashtim).


Optimistët e paepur shpresojnë se mos Rama vepron pa folur por amá nuk pranojnë të venë bast me lekë.

4- Kush ha lekë pa djegur plehra
Nuk përmëndi fare inceneratorin e Tiranës, i cili nuk është nën sekuestrim dhe është paguar deri tashti me 58,5 milion Euro nga Thesari i Shtetit. “Pronarët“ e tij vazhdojnë të paguhen çdo muaj afro 1 milion Euro për një shërbim që inceneratori nuk e ofron. Kështu konkludon Kontrolli i Lartë i Shtetit e kështu e di tërë dynjaja.


Optimistët e paepur janë konfuzë në këtë pikë, dëgjojnë se “parja e hudh ujin përpjetë” dhe për momentin nuk prononcohen.

5- Fajin e kanë gjithmonë ata
Nuk i nxuri goja një llaf të mirë për opozitën e cila prej shtatë vjetësh ka dëftuar problemet me inceneratorët dhe që akuza e SPAK-ut pjesërisht i kishte detajuar. Pra Rama e quajti të dobishme aktakuzën e prokurorit dhe të besueshme sa për t’i dhënë votën; por akuzat publike idem të opozitës ai vazhdon t’i konsiderojë gënjeshtra e baltosje.


Optimistët e paepur e dinë se logjika e koherenca janë cilësi pozitive të njeriut por atyre u duket pretendim i tepruar në këtë moment që Rama të jetë logjik e koherent.

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Nëse ai bën këto gjëra, urime: Ke gjetur të duhurin

Nuk ka rëndësi si jeni njohur, por kur një marrëdhënie ndihet e sigurt dhe e shëndetshme, disa sinjale të qarta...

Mix7 orë më herët

Djali i Kourtney Kardashian u përgjigjet për herë të parë thashethemeve se babai i tij është Justin Bieber

Reign Disick, djali 10-vjeçar i Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, ka reaguar për herë të parë për thashethemet e përhapura...

Mix8 orë më herët

Gisele Bündchen shfaq linjat elegante vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë

Gisele Bündchen, vetëm një muaj pasi mirëpriti fëmijën e saj të tretë, tregoi linjat e saj elegante teksa po shijonte...

Mix8 orë më herët

Martesa e Alec dhe Hilaria Baldwin në krizë pas përplasjes në tapetin e kuq

Martesa e Hilaria dhe Alec Baldwin duket e tensionuar pas një shkëmbimi të tensionuar në tapetin e kuq në fillimin...

Mix8 orë më herët

Parandalimi i diabetit me anë të ushqimeve – Dieta e saktë që ju duhet

Diabeti është ndër sëmundjet më të përhapura dhe shqetësuese, e përhapur me shpejtësi në të gjithë globin. Kjo sëmundje shfaqet...

Radar8 orë më herët

1 izraelit i rrëmbyer nga HAMAS baraz me zhdukjen e një popullsie

Ata kanë vrarë, ndaj edhe ne do t’i shfarrosim! 69% e ndërtesave të shkatërruara, 48 mijë të vrarë në Gaza...

Mix9 orë më herët

5 arsye pse të përdorni Gemini në vend të ChatGPT

Krahasuar me ChatGPT, Gemini ofron disa avantazhe kryesore: një dritare më të madhe të kontekstit, akses në NotebookLM dhe shtesa...

Kritike9 orë më herët

Debatet idiote në TV shqiptare dhe përgjegjësia e moderatorëve

Nga Artan Fuga Dosja media! E dinë gazetarët dhe gazetaret e televizioneve, sidomos moderatorët e emisioneve që marrin në intervistë...

Mix9 orë më herët

Një histori me kullën Eiffel

Kulla Eifel ose siç e quajnë ndryshe francezët “La Tour Eiffel” është një nga monumentet më të njohura në botë....

Mix10 orë më herët

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë? Pamjet bëhen virale në rrjet

Një incident i papritur ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar një valë reagimesh të forta...

Facebook