Lidhu me ne

Kryesore

Rilindja miraton në errësirë dhe me stilin fap-fap legalizimin e kanabisit

Vesi del me shpirtin, PS i jep “hipotekë” kanabisit

Teksa opozita kërkonte në parlament përshpejtimin e procedurave për votimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, socialistët miratuan në komisionin e ligjeve të vetëm, projektligjin për legalizimin e kultivimit të kanabisit mjekësor.

Mësohet se mbledhja ishte e shkurtër dhe me votat e deputetëve socialistë u miratua projektligji për kanabisin, që kaloi për votim në seancën parlamentare të ditës së Enjte.

Deputetë të opozitës, nga seanca e Kuvendit thanë se mbledhja ishte e jashtëligjshme pasi ishte zhvilluar pa kuorumin e nevojshëm, ndërsa ata nuk ishin njoftuar për zhvillimin e saj.

“Ju merrni për 5 minuta vendimin për drogën. Po si keni arritur në këtë pikë?! E tha mirë Shalsi: ne vjedhim me lezet. Juve ju ka kap arroganca, nuk na llogarisni më”, tha deputeti demokrat Dashnor Sula në Parlament, i cili është dhe pjesë e komisionit të ligjeve.

Në një prononcim për mediat, deputeti tjetër demokrat te ligjet Saimir Korreshi, tha se nuk kishte një urdhër të kryetares së Kuvendit për zhvillimin e mbledhjes së komisionit në të njëjtën kohe me zhvillimin e seancës parlamentare. Kjo paligjshmëri sipas tij, bashkë me mungesën e kuorumit, e bën mbledhjen e ligjeve nul.

U futën deputetët në një WC të Parlamentit, pa kamera, pa procesverbal dhe bënë mbledhjen e Komisionit. Për këto paska shpejtësi, për këtë tjetrën të Ahmetajt, duhet të presim 4-5 ditë. Rama duhet të kishte ardhur dhe të kërkonte falje para shqiptarëve se e kishte nxjerrë Ahmetajn si trurin e qeverisë së tij”, shtoi Korreshi.

Akuzën se mbledhja u zhvillua pa kuorum e përsëriti gjatë fjalës nga foltorja e Kuvendit dhe deputetja tjetër demokrate Ina Zhupa.

“Si kanabisit kaluat në 15 minuta ligjin e kanabisit fshehurazi, pa kuorum dhe vetëm për ti plotësuar dëshirën grupeve kriminale për të vazhduar të qetë të prodhojnë dhe transportojnë drogë në Shqipëri”, deklaroi Zhupa.

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore15 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar16 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix16 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar16 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar16 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook