Lidhu me ne

Radar

Leonard Solis: PS një klan i Soros që i ka korruptuar të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita


Në emisionin PiranjCast të Florian Binajt, ka qenë i ftuar ish politikani dhe mjeku Leonard Solis, i cili ka folur mbi tranzicionin në Shqipëri dhe ngjarjet aktuale të politikës.

Solis foli në emsion mbi fillimin e demokracisë në vitet 90, ku shprehu vështirësitë e atyre viteve, i cili pohoi se Shqipëria ka ecur përpara gjatë këtyre viteve, por jo me ritmin e duhur. Më tej, Solis tha se hoqi dorë nga politika për shumë arsye, por më e rëndësishmja ishte profesioni i tij i mjekut.

“Ishin momente shumë të bukura me shpresa dhe aspirata. Parrulla “Edhe ne si gjithë Evropa”, që në shumë aspekte them se u realizua. Pavarësisht se shajmë njëri tjetrin, Shqipëria është shumë më ndryshe nga vitet 90. Bëmë hapa përpara, por fatkeqsisht jo me ritmet që do dëshironim. Nga politika u largova për shumë arsye. Bëra një karrierë të sukseshme, unë isha dhe kam qënë doktor para së gjithash, por u largova me kënaqësi për një projekt shumë ambicioz.”

Pyetjes se pse kishte më shumë demokraci dhe më pak emigracion në vitet 2000, Solis u shpreh se tashmë nuk ka më individualitete nga politikanët, ku secili përpiqej të shpaloste programe, ndërsa tani çdo gjë varet nga kryetari i partisë, ku deputet emërohen nga ai, gjë që u ndryshua me konsesus nga të dyja palët.

Populli është shmangur totalisht nga zgjedhja dhe politikanët nuk varen më nga elektorati. Më parë kishim një sistem maxhoritar dhe secili përpiqej të shpaloste programe. Kishte individualitete, tani nuk ka më individualitete, u ndryshua me konsesuns të të dyja palëve. Tani kemi deputetë të emëruar. Mjafton të lëpish kryeatrin.

Për emigracionin është edhe dështim i Europës përsa i përket proceseve demografike. Është sukses i mjekësisë për rritjen e jetgjatësisë, Njerzit nuk vdesin, por lindjet kanë rënë dhe kjo përbën një ulje të fuqisë puntore. Vendet e zhvilluara janë shumë atraktive, të cilat tërheqin shumë njerëz. Emigrojnë njerzit sepse rinia këtu kur del nga shkolla, nuk ble dot shtëpi, ku martesa është përgjegjësi e madhe dhe nuk të ndihmon askush. Prandaj rinia largohet”

Përsa i përket ligjit të fundit të mjekësisë të qeverisë që i detyron studentët të punojnë pesë vjet në vend, Solis tha se është një shkelje shumë e rëndë, që e kthen vendin në periudhën e para 90.

“Është një shkelje e rëndë, është një privacion i rëndë, që qelbet erë si ajo periudhë qe e luftuam në 90. Ai duhet t’u krijonte kushte maksimale atyre dhe t’i linte të lirë . Për atë luftuam për lëvizjen e lirë, për fjalën e lirë. “

Solis më tej në lidhje me kohën kur ai ka qënë aktiv në politikë u shpreh se ka patur marrëdhënie të mira me politikanët që ai ka punuar. Por ai, e konsideron sot për sot të majtën si një klan të mbështetur nga Sorosi, duke vijuar se Partia Socialiste i ka korruptuar që të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita. Solis u shpreh me tone të ashpra përsa i përket figurës së Lulëzimi Bashës, të cilin e quajti njeri pa vlerë dhe turp i kombit.

Fatos Nano e donte PS, e kishte parti me struktura, kurse tani Partia Socialiste është një klan i disa njerëzve, as i majtë as i djathtë, i mbështetur nga Sorosi dhe duket sikur amerika na ka lënë me qira tek Sorosi.

Berisha ka qënë shumë më serioz në politikat e veta. Në të gjitha aspektet ishte më transparent, kishte të metat e veta, por politika ishte e pozicionuar në dy kampe. Por tani, Edi Rama, Partia Socilaste, ka një fuqi korruptuese aq të madhe, që nga diplomatët deri në Partia Demokratike i ka blerë. Tani mbeti vetëm Berisha me pjesën e shëndoshë të PD. Jemi në pikën e vdekjes së viteve 90.

Lulëzim Basha është njeri pavlerë, që ka marrë shumë më tepër se ç’duhet. Babai i dështimeve dhe i shitblerjeve. Populli e ka kuptuar se nuk e voton. Është një turp i kombit Lulëzim Basha. Mirë do ishte të ishte bërë Non Grata në Shqipëri dhe të ikte në Hollandë. Është një nul, ai bashkë me atë grupin të cilët marrin urdhër nga Partia Socialiste.”

Më tej Solis tha se duhet një klasë e re politike, të rikthehet sistemi zgjedhor në Shqipëri, duke uruar që Partia Socialste të bjerë nga pushteti sepse nuk durohet më sipas tij.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook