Lidhu me ne

Radar

As në vitin 1997 nuk i gjen këto pamje

Dëshmia e ish-oficerit të policisë që emigroi pas kërcënimeve: Fisi Rraja u vesh me pushtet politik, në vitin 2018 në zyrën time u futën Taulant Balla, Rrahman Rraja dhe Xhelal Rraja

Dëshmia e ish-oficerit të policisë që emigroi pasRrahman Rraja, kryebashkiaku Bushi dhe Taulant Balla

Ish-oficeri i policisë gjyqësore, Emiliano Nuhu, i cili ndodhet në emigrim për pasojë e përplasjeve dhe kërcënimeve nga fisi Rraja për të mos zbatuar detyrën dhe ndalur arrestimin e djalit të deputetit të PS, Rrahman Rraja, 5 vite më parë, është shprehur se ngjarja e dhunës makabre ndaj dy qytetarëve në Krujë është vijimësi e terrorit që ata përdorin ndaj zonës, pasi janë dhe të mbështetur fort nga Rama.

“Ngjarja është shumë e rëndë dhe as në vitin 1997 nuk i gjen këto pamje. Më e rëndë është sepse kjo dhunën vjen nga klani i cili unë i kam denoncuar në vitin 2018 dhe janë familje e deputetit të PS Rrahman Rraja. Kjo tregon dhe një herë se kanë mbështetje politike dhe i bëjnë këto për të krijuar terror në zonë.

Kam parë videon dhe për shkak të ngjarjes që kam pasur në zyrën time në vitin 2018 janë dy persona që kam njohur është Xhelal Rraja i veshur me të zeza dhe me pistoletë në dorë dhe me të bardha është Flamur Rranja përsëri vëllai i deputet Rrahman Rranja dhe ai me pistoletë në dorë por ai që gjuante me shkop ndaj të dhunuar kur ishte pa ndjenja është djali i Rrahman Rranjës, Rexhep Rraja.

Në vitin 2018 në zyrën time është futur Rrahman Rraja, Xhelal Rraja, Taulant Balla dhe personi që shquhet në video i armatosur më ka kërcënuar edhe mua në zyrë, videot në stacionin e policisë në Fushë-Krujë janë fshirë.

Xhelal Rraja ka një histori që nga viti 1997 ku ka përdorur tritol, vrasje me pagesë dhe trafikim droge. Personat ushtronin presion ndaj meje në vitin 2018 për rastin e Xhesiela Maloku ku akuzoi djalin e deputetit Rraja që kishte dhunuar vajzën dhe ata erdhën në stacion duke më kërcënuar për të mos bërë veprimet që dërgonin në arrestimin e djalit të deputetit së bashku me Ballën.

Për shkak të këtyre rasteve ata bëjnë të tilla ngjarje në publik. Në vitin 2019 Redian Rraja një nga personat që më ka kërcënuar mua u arrestua për vrasje. Ramazan Rraja i arrestuar për vrasjen ndaj prokurorit dhe për trafikim drogë të gjitha këto janë denoncime të bërë nga unë shumë kohë më parë.

Duke marrë parasysh një vend aq i vogël sa Fushë-Kruja policia i ka pasur kapacitetet dhe informacionin por ka dashur që ta mbuloje në të gjitha mënyrat por për shkak të bërje publike sot i kanë nxjerrë në kërkim. Procesi penal oi hapur ndaj meje vazhdon akoma dhe sot, prokurorja Denisa Hasko e mban hapur dhe nuk e dërgon në gjykim. Ajo e përdor për ti plotësuam qejfet politikës duke më mbajtur mua në kërkim , kë nuk mbështet Rama nuk arrin dot që të bëjë këto veprime.”-tha Nuhu për Syri TV.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook