Lidhu me ne

Radar

Rama synon 84 mandate më 2025

Rama synon 84 mandate më 2025

Nga Eduard Zaloshnja

Kandidatët e Ramës për kryebashkiakë morën pothuaj 800 mijë vota të vlefshme më 14 maj, të përkrahur fuqishëm në terren nga PS-ja dhe PSD-ja. Para dy vjetësh, kandidatët për deputetë të këtyre dy partive morën diçka mbi 800 mijë vota të vlefshme, duke siguruar kështu 77 mandate parlamentare. Nëqoftëse këto dy parti marin po 800 mijë vota të vlefshme pas dy vjetësh, mund të sigurojnë 84 mandate parlamentare, ngaqë duket se partitë e ndryshme opozitare e kanë tavanin e përbashkët rreth 600 mijë vota (kandidatët e Berishës e Metës për kryebashkiakë morën vetëm 500 mijë vota më 14 maj).

Rama duket se ka filluar qysh sot të mendojë për 800 mijë votat e 2025-ës, duke ditur se ato mund të përkthehen në 84 mandate palamentare, që i sigurojnë votat në Kuvend për ligjet që miratohen vetëm me të paktën 3/5 e votave.

Për të ruajtur 800 mijë votat deri më 2025, Ramës i duhet që votuesit e majtë që do të vdesin në këto dy vjet të zëvendësohen me të rinj që nuk votuan më 14 maj (bazuar në koeficientët e vdekshmërisë, rreth 20 mijë votues socialistë e socialdemokratë pritet të vdesin deri në qershor 2025). Politikat e reja që po prezanton Rama për aktivizimin e rinisë në biznesin fitimprurës digjital, si dhe bursat për studentë të degëve të ndryshme duket se synojnë që të joshin të rinjtë të votojnë pas dy vjetësh për qeverinë që po kujdeset për ta…

Për të ruajtur 800 mijë votat deri më 2025, Ramës i duhet gjithashtu që sa më pak nga votuesit e majtë të jenë të pakënaqur nga qeverisja qendrore dhe lokale socialiste. Jo më kot ai i bëri një parapritë kësaj pakënaqësie gjatë turit të falmnderimeve që bëri në gjithë vendin pas 14 majit, duke thënë se ai është vetë i pakënaqur deri më sot nga qeverisja qendrore dhe lokale socialiste dhe pret më shumë në vitet në vijim.

Goditja e fortë që Rama bëri në hipoteka dhe kalimi i gjithë shëbimeve të saj online, për të eliminuar korrupsionin e vogël të zyrtarëve hipotekarë, duket se synon një kimioterapi të fortë ndaj një kanceri që ka zemëruar shumë qytetarë deri më sot. Ndër ta, edhe shumë nga 800 mijë votuesit socialistë e socialdemokratë…

Gjithashtu mesazhi i Ramës se nuk do të mbrojë asnjë zyrtar të lartë që bie në rrjetat e SPAK-ut, u jep një mesazh të qartë zyrtarëve të lartë socialistë se duhet të mendohen mirë përpara se ti ngjyejnë gishtat në mjaltin e parave publike. Duke dhënë këtë mesazh ai fiton pikë në opinionin e votuesve të thjeshtë socialistë e socialdemokratë.


Nuk i dihet sesi do të rrjedhin ngjarjet deri në qershor 2025, por rezultatet e zgjedhjeve nga 2013 e këtej na tregojnë se PS+PSD+etj kanë qendruar stabël në nivlin e 800 mijë votave. Dhe në qoftë se ato e kapin këtë nivel edhe më 2025, gjasat janë të mëdha që qeveria Rama të miratohet me 84 vota më 2025. Por edhe nëse miratohet me më pak vota, 84 mund të plotësohen për ligje të cilësuara me ndihmën e pak deputetëve të partive të vogla.

Të cilët mund të futen në parlament, në qoftë se lejohen lista krejtësisht të hapura të kandidatëve për deputetë…


Shënim: 800 mijë votat nuk do t’i mjaftojnë Ramës në qoftë se krijohen mundësitë praktike për një pjesëmarrje masive në votim të 1.5 milionë zgjedhësve që janë në emigracion. Por gjasat janë që mundësi të tilla praktike të mos krijohen brenda dy vjetëve…

PM Rama gives to President Erdogan a gift vase created by himself |  Albanian Telegraphic Agency

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore15 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix15 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar15 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix17 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix19 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix19 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix19 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar20 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar20 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook