Lidhu me ne

Radar

Pse Albin Kurti veproi drejt duke refuzuar të takojë një antishqiptar si Edi Rama?!

Shkruar nga Spartak Ngjela

Pse Albin Kurti veproi drejt duke refuzuar të takojë një

Si mund të mbahet një antishqiptar si ky kryeministër i Shqipërisë? Apo e mbajnë bandat antishqiptare që ushqehen nga Beogradi? Po Partia Socialiste, pse hesht, dhe nuk e flak këtë antishqiptar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?

13 marrëveshje esenciale nuk pranoi Rama të firmosë me Kosovën, para disa ditësh.

Të gjitha marrëveshjet ishin për të aktivizuar bashkërisht shqiptarizmin në të dy shtetet shqiptarë në Gadishullin Ilirik.

Për të gëzuar Beogradin.

Siç duket Rama donte të gëzonte Beogradin. Dhe, Beogradi politik u gëzua kur të 13 marrëveshjet u rrëzuan nga Rama.

Bravo, tha Vuçiçi në një rreth të ngushtë, për Ramën.

Dhe në gëzim.

Por, Kurti e gjymtoi politikisht edhe Ramën edhe Vuçiçin, me argumente patriotike, për të mos pranuar takimin me Ramën.

Dhe Rama u tërhoq, dhe i firmosi sot të 13 marrëveshjet.

Por, ndërkohë…

Po fundoset edhe Beogradi në krizë.

Prandaj…

Siç duket, Rama u tremb, se, para ca ditësh i kishte rënë edhe reforma për Open Ballkan, me të cilin donte t’ia dhuronte Beogradit ekonomikisht edhe Shqipërinë, edhe Kosovën.

Dhe…

Humbi në të dyja këto marrëzi antishqiptare.

Por, pyetja që ngrihet këtu është kjo: kush po e mban këtë antishqiptar të betuar si kryeministër të Shqipërisë, Partia Socialiste?

Si mund të mbahet një antishqiptar si ky kryeministër i Shqipërisë?

Apo e mbajnë bandat antishqiptare që ushqehen nga Beogradi?

Po Partia Socialiste, pse hesht, dhe nuk e flak këtë antishqiptar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste?

Duhet flakur.

Nëse Partia Socialiste me grupin e saj parlamentar nuk e flak jashtë Edi Ramën, vetë Partia Socialiste do të goditet rëndë në historinë e kësaj kohe që po vjen; sepse zgjedhjet që vijnë do të kenë një risi politike në lidhje me patriotizmin në Shqipëri.

Për këtë, duhet të jeni të sigurt.

Ky antikombëtar me emrin Edi Rama duhet flakur.

Por, po u flak, e dini se ku do shkojë Rama?

Në Beograd. E askund gjetkë… se këto janë shenjat…

MË TEPËR

Radar17 minuta më herët

Gaz Paja i jep kurajo Veliajt pas arrestimit (FOTO)

Pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, të shumtë kanë qenë artistë që i kanë dalë në mbështetje dhe e kanë...

Radar57 minuta më herët

“Jam pa fjalë”, Klotilda Bushka reagon pas akuzës së SPAK: Ku hyj unë në këtë mes?

Klotilda Bushka Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar pas akuzës së ngritur nga SPAK ndaj saj për “pengim të së...

Temporal1 orë më herët

Sa para duhen për të jetuar në Shqipëri? Studimi tregon kufirin minimal për të mbuluar shpenzimet

Ndërsa fuqia punëtore ka rënë, bizneset janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, si dhe nxiten të rrisin pagat, paralelisht...

Kryesore1 orë më herët

Burgosja e Veliajt nuk e dëmton Ramën, por i bën mirë…

Nga Kristi Pinderi Kisha një pikëpyetje pse tani burgosja e Veliajt e jo pas zgjedhjeve, por në fakt, po ta...

Kioske1 orë më herët

Mos i qani hallin PD-së se ku do t’i gjejë paratë për LaCivites, merruni me milionat që jep Rama lart e poshtë!

Shkruar nga Myslim Murrizi Pse nuk pyesni sa paguhet ish-zëvendës drejtori i shërbimit sekret Rumun si këshilltar i Ramës? Sa...

Mix18 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore18 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix18 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar18 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix21 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Facebook