Lidhu me ne

Kryesore

Çeshtja përvëluese Rama-McGonigal/ Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA-së

Çështja “përvëluese” Rama-McGonigal/Foto ilustruese

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se çështja Rama-McGonigal është kërkuar që të hetohet në Kongresin e SHBA.

Kjo është kërkuar nga Diaspora për Shqipërinë e Lirë. Berisha shkruan se pas letrës së dërguar më 28 Shkurt 2023, një ditë më parë, Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli  dhe Florian Haçkaj nga Lëvizja kanë zhvilluar një takim me Kongresmenin e njohur dhe një nga njerëzit me më tepër influencë në Kongresin Amerikan, Jim Jordan.

Berisha thekson se, Jim Jordan është kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike.

Ai nënvizon se ky komision do të hetojë me themel çështjen McGonnigal, ku në aktakuzë përmendet 14 herë emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.“Çështja përvlëuese Rama – McGonigal në Kongresin e SHBA.

Kërkohet hetim në Kongresin e SHBA për superskandalin McGonigal – Rama.

Lexoni njoftimin e takimit të drejtuesve të “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me kongresmenin Jim Jordan, kryetar i Komisionit Juridik të dhomës së përfaqësuesve dhe kryetar i grupit të Lirisë të Konservatorëve Republikan në Kongresin e SHBA. Ndër të tjera, përfaqesuesit e “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” kërkuan mundësisht hetimin e superskandalit McGonigal- Rama nga Kongresi i SHBA.

Çështja McGonnigal nuk do të lejohet të kalojë në harresë!

Diaspora për Shqipërinë e Lirë kërkon drejtpërsëdrejti hetimin e kryeministrit Edi Rama nga Kongresi Amerikan!

Pas letrës së dërguar më 28 Shkurt 2023, dje, Besa Sharrah, Bledar S. Milaqi, Nador Bakalli  dhe Florian Haçkaj nga Lëvizja kanë zhvilluar një takim të përmasave tejet të rëndësishme me Kongresmenin e njohur dhe një nga njerëzit me më tepër influencë në Kongresin Amerikan, Jim Jordan.

Z. Jordan është kryetar i komitetit për çështjet gjyqësore në kongresin Amerikan, i ngarkuar të hetojë plotësisht përdorimin e FBI për afera dhe avantazhe politike. Ky komision do të hetojë me themel cështjen McGonnigal, ku në aktakuzë përmendet 14 herë emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama!

Temat kryesore të diskutuara në takim ishin:

– Përfshirja e Kryeministrit Edi Rama në korrupsion me çështjen McGonnigal

– Rrëshqitja e Shqipërisë drejt autokracisë dhe rikthimi i maktheve të së kaluarës totalitare

– Përjashtimi i diasporës nga politikëbërja dhe mos-mundësimi i votës së diasporës

Lëvizja theksoi rëndësinë e së vërtetës mbi çështjen McGonnigal dhe zbardhjen nga komisioni hetimor i kësaj afere madhore korruptive si dhe falenderuam kongresmenin për punën e tij në drejtim të transparencës dhe shkuarjes deri në fund të së vërtetës në lidhje me këtë aferë. Gjithashtu i ofruam atij mbështetje nëpërmjet ekspertizës dhe përkushtimit tonë të palëkundur për më të mirën për Shqipërinë.

Kongresmeni Jordan mbështeti kauzën tonë kryesore të votës së Diasporës dhe u angazhua të adresojë këtë çështje në komisionin për marrëdhëniet me jashtë.

Takimi u mbyll me besimin e plotë se çështjet e diskutuara do të gjejnë zgjidhjet e duhura.

Falenderojmë edhe një herë Kongresmenin për kohën dhe bisedën e hapur si dhe për mundësinë që Diaspora shqiptare të mbrojë çështje me rëndësi për vendin në forume kaq të larta!

Mbetemi në pritje të zhvillimeve të rëndësishme… “, shkruan Berisha.

MË TEPËR

Radar23 orë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix1 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix1 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix1 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix1 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar1 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet1 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore1 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet3 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar3 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook