Mix
“Run Rabbit Run” filmi i ri horror që po tmerron shikuesit

Klientët e Netflix janë tmerruar nga një film horror australian, me protagoniste aktoren Sarah Snook.
“Run Rabbit Run” ka nisur të shfaqet në 28 qershor dhe pas dy ditësh kanë nisur ankesat e atyre që e kanë parë, që e cilësojnë shumë rrënqethës.
“Po shikoj “Run Rabbit Run” dhe po më pushonte zemra. E ndalova në gjysmë”, shkruan një përdorues i Twitter.
Një tjetër shton: “Po më rrënqeth ky film…”.
Ndërsa shumë të tjerë patën ankesa për mënyrën se si përfundon filmi “Run Rabbit Run”.