Lidhu me ne

Radar

Një McGonigal nr 2/ Kryebashkiaku britanik nuk deklaroi vizitën e paguar në Tiranë, ku u takua me Ramën dhe Veliajn

Kryetari konservator i Bashkisë së Tees Valley, Ben Houchen ka refuzuar të deklarojë ne regjistrin shtetëror të interesave një vizitë disa ditore biznesi të ndërmarrë gjatë vitit të kaluar në Tiranë sipas detyrimeve që i cakton ligji britanik.

Sipas medias britanike Yorkshire Post, vizita gjatë së cilës Houchen u takua me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u pagua nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Por menjehere pas publikimit te shkrimit, Aeroporti i Tiranes e pergenjeshtroi te kete paguar viziten e kryebashkiakut britanik. Drejtuesit e Aeroportit i treguan Oligarkia.al nje email zyrtar nisur drejt gazetes Yorkshire Post, ku i kane kerkuar asaj te pergenjeshtrojne faktin se vizita e Ben Houchen ne Tirane eshte paguar nga TIA si te pavertete.

Vetë Bashkia e Tees Valleyt u mbrojt duke deklaruar se Houchen nuk ka detyrim për të raportuar vizitën, pasi shifra e shpenzimeve totale te saj ishte 1455.76 paund, ndërkohë që pragu për deklarimin e vizitave jashtë shtetit sipas ligjit britanik është 1500 paund. Por në Britani tashmë çështja është shndërruar në një skandal të madh duke përfshirë edhe Parlamentin.

Takim me Ramën dhe Veliajn

Në 14 qershor të vitit të kaluar, Ben Houchen u takua në Tiranë me kryeministrin Edi Rama në zyrën e këtij të fundit. Sipas njoftimit zyrtar, në takim u diskutua për biznes dhe rritjen e investimeve të ndërsjellta mes Shqipërisë dhe rajonit të Tees Valleyt.

“Zoti Rama na ofroi mundësi emocionuese për rajonin për të punuar së bashku me qeverinë shqiptare për rritjen e vendeve të punës dhe investimeve në të dy vendet,” deklaroi Houchen pas vizitës.

Kryebashkiaku e cilësoi një nder ftesën nga qeveria shqiptare për të marrë përsipër këtë mission tregtar dhe për të takuar kreun e qeverisë shqiptare. “Ne duhet të jemi gati për të kapur mundësi të reja, partnerë tregtarë dhe me të dyja duart dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë këtu – dhe pa kosto për taksapaguesit në Mbretërinë e Bashkuar. Tashmë janë vendosur themelet që ne të ndërtojmë një marrëdhënie të fortë, reciprokisht të dobishme dhe jam i emocionuar të shoh se çfarë mund të sjellëë e ardhmja,” tha ai.

Tre ditë më pas, Houchen u u prit në zyrën e Erion Veliajt, ku sipas njoftimit të bashkisë u diskutua për projekte koncesionare, ndërkohë që kryebashkiaku britanik ka vizituar edhe disa vende projektesh, pa zbuluar se cilat.

Afera me shqiptarët

Dy javë më parë, qeveria britanike nisi një hetim për shitjen e 500 mijë tonëve skrap sipas një marrëveshje të bërë nga kryebashkiaku i Tess Valleyt Ben Houchen tek dy biznesmenë britanikë Martin Corney dhe Chris Musgrave. Sipas laburistëve marrëveshjet i kanë shkaktuar miliona paund dëm qytetarëve britanikë.

Operacioni i shkrirjes së skrapit në terren drejtohet nga dhëndri i shqiptar i Corneyt, që quhet Orion Kotrri. Mediat britanike raportojnë se Corney dhe Kotrri ishin pjesë e delegacionit të Houchen gjatë vizitës së tij në Tiranë, duke hedhur dyshimet se shqiptari mund të ketë qenë pika e kontaktit për takimet që kryebashkiaku zhvilloi me qeveritarët shqiptarë.

Lidhjet e kryebashkiakut britanik me shqiptarët kanë filluar të publikohen gjerësisht në mediat britanike. Madje ato janë bërë dhe subjekt debatesh dhe akuzash për korrupsion në Parlamentin Britanik.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook