Lidhu me ne

Radar

Gilman Bakalli, i vetmi deputet që foli për Shkodrën!

Ardit Haxhija - High School Mathematics Teacher - Kings Tirana | LinkedIn

Nga Ardit Haxhija

Gilman Bakalli, I vetmi deputet që foli për Shkodrën!

Në një vend demokratik, parlamenti duhet të jetë një arenë e ndarjes së mendimeve dhe debatit të lirë për të arritur vendime të drejta dhe të përparuara për popullin. Megjithatë, për 33 vite, qyteti i Shkodrës ka përjetuar një situatë shqetësuese politike, ku deputetët e djathtë kanë qenë në heshtje totale në parlament dhe nuk kanë promovuar interesat e këtij qyteti.

Pavarësisht nga vlerat e jashtëzakonshme gjeografike, turistike dhe ekonomike të Shkodrës, deputetët e saj të djathtë kanë përdorur qytetin vetëm si një trampolinë për të siguruar votat e tyre, pa marrë asnjë masë konkrete për promovimin e saj.

Ata kanë injoruar plotësisht rëndësinë strategjike të Shkodrës dhe kontributin e saj të mundshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.Shkodra, një qytet me trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, ka mbetur jashtë vëmendjes dhe investimeve të duhura.

Infrastruktura është në gjendje të mjerueshme, rrugët janë të dëmtuara dhe të pakalueshme, shërbimet shkollore dhe shëndetësore janë të dobëta, ndërsa mundësitë për punësim janë të kufizuara.

Këto probleme kanë prekur thellësisht jetën e banorëve të Shkodrës dhe kanë frenuar potencialin e vërtetë të qytetit për të zhvilluar ekonomikisht dhe për të krijuar mundësi për qytetarët e saj. Fenomen I cili ka ndikuar drejtpërdrejtë tek Rinia e cila e ka braktisur masivisht qytetin duke kërkuar për alternativa shprese në emigrim.

Megjithatë, duhet theksuar se ka pasur një përjashtim nga kjo mungesë e veprimeve të nevojshme për Shkodrën. Gilman Bakalli, një deputet i shquar dhe i ndjeshëm ndaj nevojave të qytetarëve, ishte një zë i fortë për Shkodrën gjatë shërbimit të tij. Ai ka qenë promotor i pashoq i vlerave të Shkodrës dhe ka përkrahur fuqishëm ndërtimin e autostradës Shkodër-Tiranë. Pavarësisht angazhimit të tij të vëmendshëm dhe të përkushtuar, fatkeqësisht, Gilmani u nda nga jeta para kohe nga një sëmundje e rëndë, duke duke lënë pas një vakum të madh politik për Shkodrën.

Shkodra ka një potencial të madh për të shndërruar veten në një qytet modern, të zhvilluar dhe atraktiv për turizëm. Për të arritur këtë, është e nevojshme që deputetët të kenë vision, përkushtim dhe profesionalizëm për të vepruar në interes të Shkodrës dhe banorëve të saj.

Shkodra ka nevojë urgjente për një përfaqësim të përgjegjshëm dhe të përkushtuar në parlament dhe në qeveri. Deputetët e saj duhet të kuptojnë se Shkodra nuk mund të mbetet në harresë politike dhe se zhvillimi i saj është thelbësor për zhvillimin e vendit.

Është koha që ata të angazhohen për të sjellë ndryshime të vërteta dhe të vendosin interesat e qytetarëve mbi interesat e tyre politike. Vetëm në këtë mënyrë,

Shkodra mund të dalë nga errësira politike dhe të shënojë një epokë të re të përparimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook