Lidhu me ne

Kryesore

‘Prokuroria, çiflig i familjes Felaj’/ Berisha: Një monstër e re e pseudoreformës Soros-Rama në drejtësi

‘Prokuroria, çiflig i familjes Felaj’/ Berisha: Një

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reguar pas skandalit me emërimin e katër familjarëve të deputetes së Partisë Socialiste Ermonela Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Sipas Berishës, drejtësia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monstër të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Berisha në një postim në Facebook shkruan se sot, Prokuroria e Tiranës, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj.

Postimi i plotë:

Prokuroria familjare. Një monstër e re e pseudoreformës së drejtësisë.

Miq, pas përdorimit të vetingut për gjueti shtrigash të bazuar në kritere me origjinë shoqërore, prejardhje krahinore, madje edhe besimin fetar dhe krijimit të drejtësisë së organizatave të Partisë Socialiste, pas shumëfishimit të korrupsionit dhe gjobës që paguajnë në procesin gjyqësor, pas privimit de fakto të qytetarëve shqiptarë nga procesi i drejtë ligjor, drejtësia e re e bazuar në reformën e Soros-Rama solli dhe një monster të re, kurrë të parë apo të dëgjuar ndonjëherë më parë.

Kjo është prokuroria familjare.

Kështu prokuroria e kryeqytetit të Shqipërisë është tani prokuroria e familjes Felaj, e njohur prej vitesh për lidhjet e provuara të saj me malavitën. Kështu, kjo prokurori, në një rast unik në botë si në asnjë vend të lirë, por edhe në asnjë diktature tjetër, udhëhiqet tani nga katër anëtarë me lidhje të para të ndrikull Felaj. Një rekord i zi! #sb

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore19 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar19 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar19 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook