Kryesore
Kryetari që e përdorte Bashkinë si motel, ka marrë 110 milionë euro tendera!
Deputetja e PD: Kryetari që e përdorte Bashkinë si motel, ka marrë 110 milionë euro tendera!
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi në parlament se korrupsioni ne Shqipëri sipas KLSH i ka sjelle dëme Shqipërisë vetëm me prokurime publike rreth 120 milionë dollarë.
Ajo tha se ish kryebashkiaku Safet Gjici i cili dha dorëheqjen pas videoskandalit seksual ka marrë 110 milionë euro tendera.
“Vetëm ai kryetari i Bashkisë që përdorte zyrën si dhomë moteli ka marrë 110 milionë euro tendera. Dhe për keto tendera nuk foli njeri deri sa i plasi skandali.Sipas raporteve 54 për qind e procedurave te tenderave janë me shkelje”, tha deputetja e PD.
Safet Gjici dha dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Kukësit pas videos skandaloze të publikuar së fundmi ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij.
Në reagimin e bërë, ai tha se ka qenë një kurth i parapërgatitur nga kundërshtarët politikë.