Lidhu me ne

Temporal

BE rrit me 10 për qind sipërfaqet e mbjella bujqësore, Kroacia i trefishon, Shqipëria i braktis

Shqipëria braktis edhe ato sipërfaqe që punoheshin dikur

BE rrit me 10 për qind sipërfaqet e mbjella bujqësore, Kroacia i trefishon, Shqipëria i braktis

Bujqësia dhe turizmi në vendin tonë janë dy degët kryesore të ekonomisë. Bujqësia është sektori kryesor i prodhimit, por edhe pse e tillë merr vetëm ndërsa lënia jashtë vëmendjes, ka bërë që të zbrazen zonat rurale anembanë vendit. Më konkretisht në Shqipëri, bujqësia është kontribuesi më i rëndësishëm në ekonomi me pothuajse 20 % të totalit.

Vendet e Europës nga ana tjetër po shtojnë sipërfaqet e mbjella dhe po tërheqin gjithmonë e më shumë emigrantë nga Shqipëria. Emigracioni masiv ka bërë që shumë nga sipërfaqet që mbilleshin dikur të mbeten pa u shfrytëzuar, çka sjell ulje të prodhimit dhe shanse më të pakta për lulëzimin e ekonomisë. Si krahasim me vendet e rajonit, Kroacia ka trefishuar sipërfaqen e përdorur për bujqësi organike.

Shqipëria sipas të dhënave kishte vetëm 1097 hektarë sipërfaqe totale organike, që në raport me sipërfaqen totale përkatëse të punueshme është më e ulëta në Europë, rreth 0.09%, nga gati 10% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Shtetet fqinjë si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, ndonëse kanë një peshë më të ulët të bujqësisë në ekonomi kanë një sipërfaqe më të lartë të bujqësisë organike. Në Maqedoninë e Veriut, sipërfaqja totale organike (e konvertuar plotësisht, ose në proces konvertimi) në vitin 2021 ishte 7794 hektarë (rreth 0.61% e totalit) dhe në Mal të Zi ishte 4404 hektarë (1.72% e totalit).

Sipërfaqja e përdorur për prodhimin bujqësor organik në BE vazhdon të rritet. Sipas Eurostat, Agjencia Europiane e Statistikave, ajo u zgjerua nga 14.7 milion hektarë (ha) në 2020 në 15.9 milion ha në 2021, ekuivalente me 9.9% të sipërfaqes totale bujqësore të shfrytëzuar në BE.

Midis 2012 dhe 2021, sipërfaqja e përdorur për bujqësi organike u rrit pothuajse në të gjitha vendet e BE-së. Zona pothuajse u katërfishua në Portugali (+283%) dhe Kroaci (+282%), normat më të mprehta të rritjes brenda BE-së. Ai gjithashtu u rrit me shpejtësi në Francë (+169%) dhe gjithashtu u dyfishua në Hungari (+125%) dhe Rumani (+101%).

Përqindjet më të larta të zonave të bujqësisë organike brenda totalit të BE-së ishin në Austri (26% në 2020), Estoni (23% në 2021) dhe Suedi (20% në 2021). Në të kundërt, pjesa e bujqësisë organike ishte nën 5% në gjashtë vende të BE-së në vitin 2021, me përqindjet më të ulëta në Bullgari (1.7%) dhe Maltë (0.6%). 

MË TEPËR

Kioske2 ditë më herët

Pse Shqipëria nuk mund të krahasohet me Gjermaninë?

SHKRUAR NGA GJERGJ EREBARA Rama-Merkel Kryeministri Edi Rama dha argumentin e Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë për katër mandate, në...

Mix2 ditë më herët

Çfarë ndodh pak sekonda para vdekjes?!

Shkencëtarët kanë kërkuar prej kohësh përgjigjen se çfarë ndodh në trurin tonë në momentet para vdekjes. Tani, një ekip neuroshkencëtarësh...

Mix2 ditë më herët

5 gjëra për të cilat Ujori ka të drejtë!

Ujori është një individ që preferon të bëjë gjërat sipas mënyrës së tij dhe nuk tërhiqet lehtë. Edhe kur ndihma...

Aktualitet2 ditë më herët

Paralajmërimi i fortë i Arben Malajt: Po diskutohet të kthehemi në Republikë Presidenciale

Eksperti i Ekonomisë, Arben Malaj ishte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se në...

Radar2 ditë më herët

Topalli lavde ‘idhullit’: Nuk ka njerëz në PD që zëvendësojnë Berishën

Jozefina Topalli “Partia Demokratike është e vetmja alternativë. Ka treguar që di të qeverisë, ka treguar që ka ditur të...

Mix2 ditë më herët

Ankthi dhe depresioni shtohen gjatë dimrit, mjekia psikiatre: Mungesa e vitaminës D, shkaku kryesor

Në dimër çrregullimet mendore bëhen edhe më të shpeshta. Mjekja psikiatre, Irena Thoma tha se kjo periudhë ka shtuar numrin...

Mix2 ditë më herët

Arsyet pse një mashkull tradhton edhe pse e do partneren e tij

Asgjë nuk duket më keq se të të mashtrojnë dhe të dëgjosh gënjeshtrat e dikujt që ti dashuron shumë. Njerëzit...

Mix2 ditë më herët

7 cilësi jo fizike që e bëjnë një femër tërheqëse dhe simpatike

Kur flasim për tërheqjen dhe sharmin e një femre, shpesh fokusohemi tek pamja fizike. Megjithatë, ka shumë cilësi jo-fizike që...

Mix2 ditë më herët

“Nuk jam bipolar”: Kanye West zbulon se në fakt, ka autizëm!

Kanye West pretendon se ka autizëm dhe beson se eshte diagnostikuar gabimisht me çrregullim bipolar në vitin 2016. Ai tha...

Mix2 ditë më herët

Shenjat e horoskopit që nuk e braktisin martesën, edhe në kushtet më të vështira!

Tre qenkan shenjat e horoskopit, te cilat i qendrojne besnike marteses edhe në kushtet më të vështira: DemiDemi është i...

Facebook