Lidhu me ne

Radar

Mount Tirana/ KKT miraton lejen për kullën 58 kate tek rruga e Barrikadave

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për ndërtimin e kullës 205 metër të lartë në Rrugën e Barrikadave. Leja me kusht për qëndrën multifunksinale Mount of Tirana është miratuar në mbledhjen e datës 8 mars të KKT-së.

Sipas dokumentave, kulla që do të ndërtohet nga kompania Nova Construction 2012 do të jetë 58 kate mbi tokë dhe 7 të tjera nën tokë. Projekti është hartuar nga studio daneze e arkitekturës Cebra.

Mount Tirana bëhet kështu ndërtesa më e lartë në Shqipëri e miratuar deri më tani. Ndërkohë që një tjetër kullë rreth 60 kate është miratuar tek rruga e Kavajës me ndërtues kompaninë Clasic të biznesmenit Agron Papuli.  

Sipas projektit, kulla do të ketë disa hapësira, jo vetëm për zyra, por edhe për rezidencë, hoteleri dhe argëtim.

Mount Tirana

Projekti Mount Tirana u prezantua në tetor të vitit të kaluar në një aktivitet të posaçëm për përzgjedhjen e qëndrës shumëfunksionale të Tiranës. “Mount of Tirana” nga Cebra u shpall projekti fitues në një konkurs ku garonin 5 projekte nga studio të huaja.

Juria që shpalli fituese Mount of Tirana ishte e përbërë nga Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, si dhe një grup arkitektësh të mirënjohur si Pablo Bofill, Stefano Boeri, Filippo Innocenti dhe Freek Persyn.

Fillimisht Mount Tirana u prezantua se do të ishte 185 metra e lartë, por varianti përfundimtar i saj është rritur në 205 metër lartësi. Miratimi i kullës më të lartë në Tirana vjen në kulmin e debatit për betonizimin masiv të kryeqytetit me kulla shumëkatëshe. Kjo garë është bërë aq e ethshme sa rekordi i lartësisë së kullave thyhet vit pas viti.

Dikur nisi me 20, katësha, më pas u miratua Intercontinental i biznesmenit Ramë Geci me 33 kate. Rekordi u thye nga Doën Town One e Shefqet Kastratit, që fillimisht u miratua 37 kate, por më pas leja u ndryshua në 40 kate. Ndërsa tani në podin e kullave më të larta në Shqipëri vihen Mount of Tirana e Ilir Shtufit dhe Bofill Tower e Agron Papulit.  

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook