Lidhu me ne

Radar

Minimumi jetik/ Berisha: Çdo shqiptar të ketë të paktën 200 euro në muaj

Minimumi jetik/ Berisha: Çdo shqiptar të ketë të paktën 200 euro në muaj, po paguhet më shumë për një qen

Përpara deputetëve demokratë, kryetari Sali Berisha foli sërish për projektligjin e minimumit jetik.

“Rikthehemi te problemi ynë. Problem kryesor ne kemi minimumin jetik. Unë e kuptoj që këta nuk e pranojnë se janë me kompleksin e mohimit dhe pashpirtësisë. Të refuzosh minimumin jetik, tregon se së paku nuk ta ndjen për ta, por ata janë shumë.

Ju e keni konstatuar, të gjitha statistikat tregojnë se varfëria është rritur dhe është përgjysmuar ndihma ekonomike. Kanë qenë 120 mijë familje në vitin 2013 dhe studimi tregonte se duhej të ishin edhe 180 mijë, pra duheshin të shtoheshin 60 mijë të tjera. Këta i kanë përgjysmuar dhe arrin puna që sot bashkitë paguajnë më shumë për një qen, paguajnë 60 mijë lekë për një qen dhe paguajnë 40 mijë lekë për një njeri.

Ne duhet ta mbrojmë me forcë çështjen e minimumit jetik. Një çështje që jep impakt të menjëhershëm.

Nuk duhet të ketë shqiptar që të mos ketë 200 euro në muaj. Kjo është një goditje e fortë e mjerimit, por edhe e varfërisë. Përfitojnë 1.3 milionë deri në 1.5 milionë shqiptarë. Ne do e mbrojmë këtë, e kemi premtuar gjatë fushatës elektorale.

Por minimumi jetik është i sanksionuar me ligj në çdo vend. Kjo është arsyeja pse varfëria ekstreme nuk ekziston më, është e zhdukur. Sepse japin minimumin jetik, që njerëzit të mos bien në humnerë,” tha Berisha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook