Lidhu me ne

Radar

Videoja e Safetit: të gjitha gjurmët të çojnë te Edi Rama

Edi Rama Features Embarrassing Story in Malaysian Newspaper - Exit -  Explaining Albania

Shkruar nga Pamfleti

Edi Rama, pritet që këtë luftë ndaj të tijve ta thellojë edhe më, ku pas disa burrave të famshëm të PS-së, do t’i përvishet edhe grave të kabinetit, të cilat prej kohësh e kanë ndjerë rrezikun…

Ka një zell të tepruar të njerëzve pranë kryeministrit për të gjetur fajtorin e operacionit që ‘çoi për bojë’ Safet Gjicin. Duke publikuar foto të vajzës që kryen seks oral në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit; me Sali Berishën, apo politikanë të tjerë, po tentohet të tjetërsohet skenari real i kësaj intrige pallati.

Por po ta shikosh me vëmendje, e gjitha duket si një lojë perfide e Edi Ramës, për të kryer një operacion spastrimi në masë, pikërisht kur tani është pritshmëria publike për “koka peshqish” nga SPAK. E Rama, me një lëvizje vret jo një, po sa zogj t’i kapë dora.

Po kush janë gjurmët që çojnë tek Edi Rama?

Janë shumë, por gjurmët më të mëdha janë ato që kanë këmbët e një njeriu të afërt të tij e që konsiderohet “mbreti i kamerave të fshehta në vend”. Përkatësisht mbreti i Fiksit, vëllai i të cilit është kryetar i një bashkie në jug të vendit.

Vajza që u shfaq me Safet Gjicin, ka bërë jo një por disa shërbime për fiksin e Filip Çakulit, e më i njohuri është ai i blerjes së një arme nga një punonjës policie në komisariatin e Durrësit. Shumë për atë shërbim thanë se ishte një inat i një grupi të njohur kriminal ndaj efektivit që dinte shumë për ta.

Ndërkohë disa media kanë shkruar shumë për këtë çështje, duke e cilesuar Almën si “Ëngjëlli i Filipit”.

Videoja e Safetit: të gjitha gjurmët të çojnë te Edi

Por kjo nuk është gjurma e vetme…

Edi Rama, si në fushatë, ashtu edhe në turin e falënderimeve nuk ka qenë entuziast për Safet Gjicin. Madje i tha hapur që ai duhet të jetë i mërzitur se shumicën e fondeve nuk do t’i merrte Kukësi por Tropoja.

Militantët e morën si një sinjal populist ndaj tropojanëve që kishin fotuar PS-në, por të tjerë i ranë në të, e menduan pikërisht mbylljen e rubinetës për Safetin, i cili është një nga njerëzit që ka përfituar qindra milionë euro nga tenderat publikë gjithë këto vite.

Kompanitë e Gjicit, kanë qenë protagoniste të një pjese të madhe të fondeve për punë publike, sidomos në bashkinë e Tiranës. E hapja e hetimit nga SPAK për Safet Gjicin, duket se nuk do të mjaftohet vetëm në abuzimin e zyrës për marrëdhënie të pahijshme, por edhe më tej.

Rama, jo vetëm e shkarkoi Safetin urgjent nga posti i kryebashkiakut, mandati i parë i të cilit kishte përfunduar e për mandatin e dytë nuk ishte betuar ende, por edhe nga bashkia e Kukësit u fshi e gjithë historia që ka të bëjë me Safetin.

Me një fjalë u flak tutje, si një “mish i kuq” për “kopetë sociale” për ta shqyer, por natyrisht si një subjekt i gatshëm për t’u hetuar nga Prokuroria Speciale.

E kjo ka ndodhur pikërisht pas një eventi tjetër të madh, ku një personazh edhe më i rëndësishëm se Safeti, Vangjush Dako u arrestua e sot është pas hekurave.

E për këtë flasin edhe takime të kreut të SPAK në Kryeministri për të marrë feedback-un e duhur për hapjen e këtyre hetimeve.

Një personazh i famshëm socialist veteran që nga koha e Fatos Nanos, pas fitores së PS-së në zgjedhjet e 14 majit, hodhi një batutë që shumë qeshën.

“Tani prisni Pleniumin e katërt”, duke ju referuar kasaphanës së Enver Hoxhës në vitin 1974, kur burgosi e vrau një pjesë të madhe të udhëheqjes komuniste, për të përfunduar më pas tek Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e një numër tjetër i madh drejtuesish të lartë në vitet 1981-1982.

Lufta që edhe në histori konsiderohet më e tmerrshmja, ajo që bëhet fjalë për pasardhësin. Kur për të vendosur atë të duhurin, çohen në satër të gjithë pretendentët e tjerë, edhe pse kanë gjenë bij, vëllezër e miq të udhëheqësit. Sulejmani i Madhërishëm vrau të birin Mustafanë, por edhe njeriun më të afërt të tij. Kryevezirin Ibrahim Pasha, i cili ishte edhe dhëndri i Sulltanit. Siç ishte Pompeu për Çezarin.

E kështu Edi Rama, pritet që këtë luftë ndaj të tijve ta thellojë edhe më, ku pas disa burrave të famshëm të PS-së, do t’i përvishet edhe grave të kabinetit, të cilat prej kohësh e kanë ndjerë rrezikun. Fjalët kanë nisur të marrin dhenë e kanë përfshirë shumë nga ish-të preferuarat, që nga Xhaçka e konfliktit të interesit me resortin në Dhërmi si investitor strategjik, te Krifca e lidhjeve me oligarkëve, e natyrisht Belinda, e cila po tenton t’i hapë luftë shefit të madh në OSHE, në kulmin e krizës. Pastaj Ogerta e Delina, që konsiderohen të larguara nga qeveria e kështu, të lëna në rrugën e hapur te hetimeve prej SPAK, ku denoncimet i kanë lumë.

E kjo nuk duket si Pleniumi i Katërt, por si Kasaphana e Verës 2023, që sapo ka filluar me Safetin.

/ Pamfleti

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook