Lidhu me ne

Aktualitet

Vendi drejt falimentimit, pensionistët në krye të punësimit!

Nga Sali Berisha

Nga Sali Berisha/ Vendi drejt falimentimit, pensionistët në krye

Vendi drejt falimentimit! Pensionistët në krye të punësimit!

Anketa e forcave të punës e INSTAT-it tregon se Shqipëria po ecën e sigurtë drejt falimentimit në tregun e punës.

Tremujorin e parë të ketij viti, sipas këtij studimi, në Shqipëri u punësuan 17 mijë pensionistë, pra qytetarë mbi moshën 65 vjeç. Kurse numri i të punësuarëve të moshës nga 15 në 64 vjeç u ul me 12 mijë veta!

Këto shifra janë dëshmi dramatike e pasojave të politikës genocidale, të përzënies së shqiptarëve nga vendi nga regjimi i Edi Ramës.

Për më shumë, lexoni analizën e gazetarit në portalin “Oligarkia.al”:

INSTAT: Pensionistët, lokomotiva e tregut të punës!

INSTAT: Pensionistët, lokomotiva e tregut të punës!

Anketa e Forcave të Punës, botim, i cili raporton treguesit zyrtarë të papunësisë në Shqipëri është një “thesar” statistikor. Konsideroni vetëm dy tregues.

Sipas Institutit të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit numri total i të punësuarve në Shqipëri u rrit me 5 mijë veta. Për të njëjtën periudhë, numri i të punësuarve me moshë nga 15 deri në 64 vjeç u ul më 12 mijë veta.

Çfarë do të thotë kjo? Që në tremujorin e parë të vitit Shqipëria punësoi 17 mijë pensionistë me moshë mbi 65 vjeç. Me këtë panoramë, që raportojnë shifrat zyrtare të papunësisë, lokomotiva e rritjes së punësimit në Shqipëri rezultojnë pensionistët.

Por nuk mbaron këtu. Pjesa dërrmuese e rënies së punësimit në moshat 15-64 vjeç erdhi nga të rinjtë. Sipas INSTAT, në tremujorin e parë të vitit, numri i të punësuarve me moshë 15-29 vjeç u ul me 11.5 mijë veta duke rënë në 264 mijë veta nga 274.5 mijë që ishte në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Pra të rinjtë, ata që janë mosha më vitale ekonomikisht, kanë humbur masivisht vendet e punës. Por në rang të përgjithshëm punësimi është rritur nga armata e pensionistëve, të cilët rezultojnë se po udhëheqin rritjen e punësimit në ekonomi.

Me pak fjalë, të gjithë pensionistët në punë. Tani presim që INSTAT të raportojë sektorët nga erdhi rritja e punësimit. Sepse me këto statistika, nuk do ishte çudi më edhe po të dilte se rritja e punësimit erdhi nga sektori i IT-së apo industria aeronautike.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar8 orë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix8 orë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix8 orë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix8 orë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix8 orë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix8 orë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix8 orë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal8 orë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix8 orë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook