Lidhu me ne

Radar

Berisha: E kemi gati ligjin, të vendoset 200 Euro minimumi jetik për shqiptarët

Minimum Jetik do të thotë se askush nuk do të marrë pension dhe asistencë sociale nën 200 euro

Log." Përballë PS & PD, Sali Berisha, 1 Nëntor 2022 | ABC News Albania -  YouTube

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se vendosja me ligj e një pagese prej 200 Euro si minimum jetik është një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria.

Gjatë konferencës për diskutimin e projektligjit të PD për minimumin jetik, kryedemokrati Berisha është shprehur se Rithemelimi i PD-së së bashku me ekspertë të fushës kanë përgatitur ligjin që sipas tij, e detyron çdo qeveri që të përcaktojë fondin e minimumit jetik.

Kryetari i PD-së, Berisha, ndër të tjera ka thënë se paratë për vendosjen e minimumit jetik janë, por ka akuzuar qeverinë se vjedh qytetarët.

“Sot ka një hendek të madh, ndër më të mëdhenjtë që një komb mund të ketë, midis të pasurve dhe të varfërve në Shqipëri. Sot ka një rupturë të madhe brenda kombit, de facto ka një përjashtim dhe një kërcënim për përjashtim nga jeta me kushtet më elementare të qindra mijëra shqiptarëve, sipas FMN-së të 48 përqind të shqiptarëve, sipas Eurostat ky rrezik është për 60 përqind të shqiptarëve. E vërteta është se ky hendek i madh në të ardhura në Shqipëri është më i madh se në ccdo komb tjetër në Ballkan dhe në Europë. Ka një shkak themelor që ka krijuar këtë hendek të tmerrshëm, është vjedhja e madhe që u bëhet qytetarëve, pasurimi duke vjedhur të varfrit i qeveritarëve dhe oligarkëve, klientelës së tyre”.

“Shqipëria është një vend i vetëm që nuk i garanton qytetarëve të vet nuk i mbron ata me një minimum jetik, me të cilin ata mund të blejnë ushqimet si individë dhe si familje, dhe përvecc ushqimeve, pak më shumë se gjysma e të ardhurave duhet t’u mbeten për plotësimin e nevojave të tjera. Avokati i Popullit e ka përllogaritur këtë minimum jetik rreth 200 euro. Sot minimumi jetik mesatar në BE është 840 euro, pra është llogaritur një e katërta, ndërkohë që duhet të jemi të vërtetë, çmimet e ushqimeve bazë në Shqipëri janë të njëjta dhe në disa artikuj, edhe më të kushtueshme se në mesataren e BE.”

“Por, vendosja e një pagese prej 200 euro si minimum jetik për person është pa diskutim një përgjigje e situatës emergjente në të cilën ndodhet Shqipëria. Nga kjo pagesë, përfitojnë mbi 85 përqind e pensionistëve, të cilët janë ndër këtë pagesë, përfitojnë të gjithë familjet me ndihmë ekonomike, të cilët marrin një mbështetje qesharake, maksimumi 8 mijë lekë, përfitojnë kategori të tjera dhe duhet të përfitojnë studentët, duhet të përfitojnë të rinjtë. Me një fjalë, shtrirja, vendosja me ligj është një përgjigje ligjore që i jepet kësaj situate katastrofale ku ndodhet vendi, me kërcënim të madh për varfëri dhe mjerim, si asnjë vend tjetër në Europë.”

“Vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin. Ky shtet vidhet njësoj si në novelën e Dino Buzatit. Ne kemi përgatitur ligjin dhe ligji e detyron çdo qeveri që në buxhetin e shtetit, çdo vit të përcaktojë fondin e minimumit jetik. Ne do të bëjmë çmos ta votojmë”, tha Berisha.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix3 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar3 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar3 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore3 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar3 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook