Lidhu me ne

Kryesore

Berisha denoncon Ramën dhe Ballukun: Po shesin energjinë elektrike me çmim qesharak!

Berisha denoncon Ramën dhe Ballukun: Po shesin energjinë elektrike me

Kryedemokrati  Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres, Belinda Balluku duke deklaruar se po shesin energjinë elektrike me çmim qesharak.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha tha se KESH po shet energjinë elektrike jashtë burse me një çmim 30 euro më lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më lirë se bursa e Vjenës.

Unë ju garantoj se Shqipëria këto fonde i disponon plotësisht, por kjo kërkon që qeveria të mos vjedhë siç po vjedh qytetarët shqiptarë, të mos abuzojë me taksat dhe pasuritë publike.

Kjo kërkon që Shqipëria të ndërtojë punë publike me të njëjtat çmime që ndërtohen në BE, nuk po them më lirë. Por jo 8 herë më shtrenjtë. Kjo kërkon që Shqipëria t’i japë fund kësaj vjedhje të tmerrshme me energjinë. Çdo ditë Rama-Balluku, shesin me çmime qesharake krahasuar me çmimet e bursës, energjinë elektrike, këtë pasuri publike të shqiptarëve. Në një kohë kur kanë inauguruar bursën e energjisë. Asgjë nuk kalon nga bursa. Edhe dje, po shesin jashtë burse më një çmim 30 euro më të lirë se bursa e Tiranës dhe rreth 60 euro më të lirë se bursa e Vjenës. Pritet në 2-3 ditët e ardhshme të shesin një sasi kolonale energjie sepse digat janë plot.

Shqiptarët duhet ta dinë se vjedhjet e kësaj qeverie kanë kufi vetëm qiellin. Bërtasin gjatë gjithë vitit se Shqipëria ka pasur vitin e kaluar 7.2 milionë turistë. A e dinë shqiptarët sa ka përfituar buxheti i shtetit nga këta miliona turistë? Ka përfituar 1.1 euro për turist. Ka fituar gjithsej 8 milionë euro.

A mund ta imagjinoni ju këtë? Çfarë ndodh? Të gjitha i vjedhin tatimorët, të gjitha janë informalitet. Janë të raportuar 3.2 milionë ne të fjetjes së turistëve, se të tjerët flenë në lëndina, por edhe nga këta, shteti ka inkasuar 8 milionë euro. Ky është shtet që vidhet njësoj si në novelat e Dino Buxatit”, tha fillimisht Berisha.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook