Kryesore
Rrëmbimi i 3 policëve në Kosovë, reagon Berisha: Akt terrorist i urdhëruar nga ‘Putini i vogël’
Vjen reagimi i kreut të PD, Sali Berisha lidhur me rrëmbimin e tre policëve të Kososvës nga ana e serbëve në Veri.
Teksa poston videon kur policët merren të prangosur nga ushtria serbe , Berisha e ka cilësuar ngjarjen si një akt terrorist i urdhëruar nga ‘Putini i vogël’.
“Akt terrorist i urdhëruar direkt nga Putini i vogël.
Ky është momenti kur grupi terrorist ushtarak serb rrëmben në territorin e Kosovës, në veri, tre policë shqiptarë që kryenin detyrën.
Dënoj me forcën më të madhe këtë akt terrorist, kriminal të falangave të Vuçiç dhe i bëjë thirrje komunitetit ndërkomëtar të dënojë me forcën me të madhe këtë akt terrorist luftënxitës të ish Millosheviçit të ri Aleksandër Vuçiç”, shkruan Berisha në Facebook.