Lidhu me ne

Mix

“Dashuria nuk njeh moshë” por sa është në fakt diferenca ideale mes çifteve ?!

"Dashuria nuk njeh moshë"? Ja sa është në fakt

Për disa, mosha është vetëm një numër, për të tjerët është sinonim i një marrëdhënieje toksike.Hendeku i moshës në një marrëdhënie vazhdon të ndezë debate, një partner dukshëm më të ri ose më të vjetër shpeshherë është justifikuar me dashurinë por ndonjëherë dashuria nuk mund të mbajë në jetë gjithçka, qoftë edhe një lidhje.

Nëse do të duhet të këshillonim dikë për moshën ideale për partnerin/partneren, natyrisht do shpreheshim se më e rëndësishme se çdo gjë tjetër është personaliteti i dikujt, mënyra si sillet dhe si të bën të ndihesh, dhe jo mosha.

Por kur bëhet fjalë për marrëdhëniet tona, si burrat ashtu edhe gratë priren të preferojnë dikë të moshës së tyre, megjithatë ata janë të hapur për partnerë me një diferencë moshe deri në 10-15 vjet (si më shumë ashtu edhe më pak).Dashuria mund të mos jetë në moshë, por një ndryshim i vogël në çift do të ishte ende i dobishëm për jetëgjatësinë e marrëdhënies, sipas një hulumtimi i ri.

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Emory në Atlanta, thuhet se sa më e madhe të jetë hendeku i diferencës në moshë, aq më e madhe është mundësia e ndarjes. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata deklarojnë se një boshllëk prej një viti është “pika e ëmbël”, domethënë opsioni më ideal.

Pas analizimit të 3.000 personave, u zbulua se çiftet me një diferencë moshe pesëvjeçare kishin 18 për qind më shumë gjasa të ndaheshin në krahasim me çiftet e të njëjtës moshë.Kjo për shkak se afërsia në moshë të përball gati me të njëjtat dëshira, qëllime dhe koncepte për të ardhmen.

Imagjinoni një 25-vjecare e cila është në një marrëdhënie me një burrë 32-vjeçar, i cili ka përfunduar universitetin është në një punë dhe ka mbushur disa nga boshllëqet që 25-vjecarja ka në jetën e saj.

E pa u shkëputur nga kjo ide imagjinoni qëllimet e të dyve për të ardhmen, në kokën e vajzës mbizotëron ideja e karrierës, profesionit dhe punës ndërsa në mendjen e burrit 32-vjeçar ajo e familjes, fëmijës dhe të qenurit baba.

Pikërisht këto mendime të largëta, nxisin shkëndijat  e para të debateve që përfundojnë  në ndarje.

Për këto arsye ndryshe nga opinioni popullor, studiuesit besojnë se më idealja është një dallim njëvjeçar në moshë mes bashkëshortëve dhe ata kanë një shans shumë më të ulët për t’u ndarë, që arrin në vetëm tre për qind.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar2 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix3 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix3 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix3 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar3 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix3 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix3 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix3 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook