Lidhu me ne

Kryesore

Afera me parkun e Butrintit/ Berisha: I implikuar fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan

Afera me parkun e Butrintit/ Berisha: I implikuar fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u kërkoi deputetëve të djathtë të ndjekin me vëmendje dhe të denoncojnë aferën me parkun e Butrintit.

“Një nga çështjet shumë të rëndësishme që do sjell sot në vëmendjen tuaj është gjykimi në Kushtetuese i njërës prej aferave më të mëdha korruptive, që është afera e Butrintit. Jeni të lutur të ndiqni çdo seancë, sepse kemi të bëjmë me një aferë të tmerrshme me të cilën shkatërrohet në mënyrë përfundimtare parku kombëtar i Butrintit

Mafia shqiptare për oreksin e saj të tmerrshëm mbi 800 hektarë në Kepin e Stillës, i shkëput nga qyteza dhe me qytezën ndodh ajo çka ndodh.

E tëra sipas një projekti të paramenduar në këtë mënyrë dhe për fatin më të keq i implikuar këtu fund e krye është Fondacioni Shqiptaro-Amerikan.

Gjatë periudhës së qeverisjes sonë, ka ndodhur një moment që kemi zgjeruar rrugën e Butrintit se ishte e ngushtë. Dy burra të shquar, fisnikë, Lordi Rothchild dhe Spencer, që kanë meritë në themelimin e fondacionit të Butrintit, që kanë kontribut shumë të çmuar në konceptimin e parkut të Butrintit, insistuan të zemëruar, kërkuan shpjegime se përse u zgjerua rruga sepse u prek parku aq sa prek zgjerimi i rrugës.

Kishte edhe një diskotekë dhe ata kërkonin me çdo kusht largimin e saj. Ata ishin mbrojtësit më të vendosur të tërësisë së parkut të Butrintit.

Zonja Zhupa, Aleanca për Mbrojtjen e Parkut të Butrintit, kanë merita të veçanta, kanë zbërthyer çdo element. Qyteza është shkëputur nga pjesa tjetër e parkut. Ai park, në tërësinë e vet është pasuri botërore në UNESCO dhe është në të gjithë territorin, jo vetëm qyteza. Është pasuri përrallore e shqiptarëve.

Nëse ne mendojmë të mos shkatërrojmë çdo gjë vetë, nuk ka gjë më mahnitëse që u lëmë brezave se parkun e Butrintit dhe ata duan të shkatërrojnë. Janë me dhjetëra mafiozë në pushtet që kanë parashikuar ku do ndërtojnë vilat.

E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme këtë mbrojtje. Ne do e vazhdojmë gjer në fund betejën. Unë kam pasur marrëdhënie shumë të mira me presidentin e fonacionit, Granoff, por mbeta i zhgënjyer kur tha se çfarë bën qeveria me pjesën e shkëputur, nuk më interes. U gjet një mekanizëm për të thënë që nuk është puna ime, por ajo është pasuri e shqiptarëve,” tha Berisha.

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook