Lidhu me ne

Kryesore

Mbetet Lideri i Kullave të Lanës, në rolin e tij të natyrshëm

Rama paralajmëron Kosovën: Po hyn në një kurs

Në aktivitetin e mbajtur me rastin e 32 vjetorit të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ndër të tjera u shpreh se një nga arsyet që e bën atë krenar pëe atë parti është se ajo ka ndjekur përherë interesin kombëtar. Sot z. Rama në një dalje publike njoftoi anullimin e mbledhjes së përbashkët në Gjakovë, parashikuar për datë 14 qershkor. Zoti Rama u shpreh se: 

Ky është një komunikim i jashtëzakonshëm, i cili lidhet me takimin e nesërm të dy qeverive në Gjakovë. E kam informuar kryeministrin Kurti se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund të mbahet ne kushtet e parashikuara. Pasi kam folur pasdite me shefin e diplomacisë europiane, Josep Borell, i kam kërkuar Albinit për t’u takuar nesër në Gjakovë, me një format më të ngushtë, përkatësisht me ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes

Dhe Kurti nuk ka pranuar ndryshimin e formatit, pasi siç mund të merret me mend nuk ka mall për Edi Ramën, as të jetë dekor i improvizimeve të tij.

Është një rol i natyrshëm ky për z. Rama që në emër të mandatit qeverisës pretendon se është interpreti ekskluziv i interesit kombëtar. Nuk do shumë mend të kuptohet se propozimi për Asocacionin dhe gjithë ndërhyrja e tij brutale dhe e pakërkuar për krizën në veriun e Kosovës, ishin edhe një përpjekje për të izoluar Kurtin dhe detyruar që ai ta anullonte mbledhjen. Nuk ndodhi dhe qyqja e Tiranës u detyrua të këndojë vetë. Të mos e marrim për të madhe. Është traditë e asaj partie të sillet kështu me Veriun dhe Kosovën edhe pse propagandën e ka të madhe.

Thjesht ne kemi konfirmimin e kësaj sjelljeje që koordinohet me humorin e Beogradit duke tradhëtuar faktin sesi një detyrim i vjetër është tashmë zakon politk. Ka për të lënë gjurmë ky helm i hedhur sot nga Tirana, me një mënyrë që është karakteriale e këtij njeriu i cili ka shumëzuar me zero çdo gjë në Kosovë.

Më mirë, mbeti për atë që është: lideri i kullave të Tiranës. Asgjë më shumë. 

/Respublica.al

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix4 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix4 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix4 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix4 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar4 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet4 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore4 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar6 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook