Radar
Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg

Kreu i PD, Sali Berisha deklaron se ish-kryedemokrati Lulzim Basha ose duhet të zbatojë urdhrat e Ramës ose rrezikon 6 vite burg, minimumi, për larje parash.
I ftuar në “Ora e Betit” me Beti Njumën në RTV Ora, Berisha tha po ashtu se e shoqja e Alibeajt ka e ka kunatin të arrestuar për trafik armësh.
Sali Berisha: Demokratët kanë të drejtë për një hapje konstruktive dhe një qëndrim pajtues, pasi dështoi plani i Edi Ramës për të nxjerrë 61 kandidatë. Edi Rama ua dërgoi me zarf. Ata mbështetën kandidatët e primareve. Prandaj ata janë kontributorë dhe prandaj PD-ja është e detyruar qenë të diskutojë dhe të mblidhet me ta.
Kishte një skenar të shëmtuar. Lulzim Bashën e pret ose zbatimi i urdhrit të Ramës ose 6 vite burg, minimumi, për larje parash, sepse dosja është mbyllur për një firmë. Prokurori është gati për të firmosur sapo të marrë urdhrin.
Alibeaj ka të shoqen në gjykatë kushtetuese, e cila ka kunatin të arrestuar për trafik armësh. Prandaj i kontrollon Rama këta.