Lidhu me ne

Radar

Tenderi i Ujësjellësit të Tiranës: Lal Vjedhësi ndan me Gjicin 10 mln euro

Tenderi i Ujësjellësit të Tiranës, Berisha: Lal

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë një artikullin mbi një tender me vlerë 10 milionë euro për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se fitues për këtë tender është shpallur një grup operatorësh me në krye Gjicin të cilët kanë vepruar në shkelje të ligjit për konkurrencën.

Sipas Berishës, këtë e ka vërtetuar KLSH-ja e cila në raportin e publikuar thotë se është përdorur një marrëveshje e ndaluar. Berisha thotë se kryebashkiaku Veliaj ka vjedhur bashkë me Safet Gjicin, 10 milionë euro.

Postimi:

Tenderi me “marrëveshje të ndaluar”!

Lal Vjedhsi ndan me Gjicin 10 mln euro, në tenderin e Ujësjellësit të Tiranës.

Të dashur miq, gazetari investigativ i Boldnews.al

ka zbuluar se një tender me vlerë rreth 10 milionë euro, për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, është fituar nga një grup operatorësh, me në krye Euro-Gjicin të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për Konkurencën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord më përpara, që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.

Ky konstatim është publikuar në raportin e auditit të përfunduar në Prill 2023, në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, dhe të publikuar së fundmi. KLSH konstaton gjithashtu se institucioni kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Bashkisë së Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës, para se të shpallte rezultatin.

Por, një veprim i tillë nuk është kryer nga Veliaj, duke i dhënë udhë një procedure tenderuese me shkelje flagrante ligjore. Keshtu Veliaj dhe Gjici ndanë pa tender 10 milionë euro.

Ujësjellësi i Veliajt i jep biznesit familjar të Safet Gjicit tenderin 10  milionë euro - Aktualitet

MË TEPËR

Mix12 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore13 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix13 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar13 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix15 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix17 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix17 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix17 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar18 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar18 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook