Lidhu me ne

Mix

Amy Schumer zbulon pse u largua nga filmi “Barbie”

Amy Schumer ka folur për arsyet e largimit nga filmi Barbie pasi fillimisht ishte përzgjedhur për të luajtur kukullën.

Komediania thuhej se do merrte pjesë në film në vitin 2016, por përfundimisht u largua nga projekti vitin e ardhshëm. Megjithëse Barbie fillimisht po zhvillohej në Sony, ajo u transferua në Warner Bros pas përfundimit të përfshirjes së Schumer në film. Tani, Margot Robbie do të portretizojë lodrën ikonë të fëmijëve në filmin e drejtuar nga Greta Gerwig, i cili  do të shfaqet në kinema muajin e ardhshëm.

Gjatë shfaqjes së Watch What Happens Live me Andy Cohen, Schumer foli për largimin e saj nga projekti. Kur u kërkua nga prezantuesi i emisionit Andy Cohen të tregonte një arsye specifike për largimin e saj, ajo  bëri shaka  duke thënë se ishte “shumë e dobët” për rolin, përpara se të shtonte: “Mezi pres të shoh filmin. Unë mendoj se do jetë i mrekullueshëm.

“Ne thamë se ishte planifikimi i orareve. Por në të vërtetë ishin dallimet krijuese. Tani ka një ekip të ri pas tij dhe duket se është shumë feminist dhe i lezetshëm, kështu që unë do ta shoh këtë film”, u shpreh ajo. Cohen më pas e pyeti: “Pra, nuk ishte e lezetshme kur ju kërkuan të merrnit pjesë?” “Po” tha Schumer.  Filmi i ardhshëm do të përqendrohet në Barbie të Robbie dhe të dashurin e saj, Ken (Ryan Gosling), duke lënë  Barbieland për një aventurë në botën reale. 

MË TEPËR

Sport6 orë më herët

Lewandowski është një “makineri golash”, polaku vendos rekord në Champions

Është pothuajse 37 vjeç dhe duket se nuk i ndjen fare vitet mbi shpinë: Robert Lewandowski duket se po argëtohet...

Mix6 orë më herët

Lista me ushqimet e përditshme që treten shpejt dhe mbajnë trupin në formë

Humbja e peshës së tepërt mund të kthehet në një sfidë të vërtetë nëse nuk kujdeseni rreptësisht për ushqimet tuaja....

Mix8 orë më herët

5 thënie frymëzuese nga Paolo Coelho për ta filluar ditën me entuziazëm

Paolo Coelho, autori i njohur botërisht i “Alkimistit”, është i famshëm për stilin e tij të thjeshtë, por të thellë,...

Mix8 orë më herët

Ed Sheeran dhe Taylor Swift: Sekretet e miqësisë së tyre të fortë

Ed Sheeran dhe Taylor Swift kanë një miqësi të gjatë që daton që nga viti 2012, kur Sheeran u bë...

Mix8 orë më herët

Njerëzit të cilëve u mungon vetëbesimi, kanë pasur këto tre përvoja në fëmijëri?!

Vetëvlerësimi i ulët në moshë madhore shpesh nuk ndodh rastësisht, është thellësisht i lidhur me përvojat e fëmijërisë. Mënyra se si...

Mix8 orë më herët

Arsyeja “e errët” pse Morgan Freeman mban gjithnjë vathë ari

Aktori legjendar amerikan Morgan Freeman mban vazhdimisht vathë floriri. Megjithatë, ndryshe nga shumë të famshëm të tjerë, ai nuk e...

Mix8 orë më herët

Tarifat e reja të Trump “kërcënojnë” iPhone 17 Pro Max. Sa mund të kushtojë telefoni i ri i Apple?

iPhone-ët e rinj mund të pësojnë një rritje në çmim për shkak të tarifave të reja që presidenti Donald Trump...

Mix8 orë më herët

Si e deshifrojnë farmacistët shkrimin e mjekut? Leonard Solis i jep fund ‘misterit’

Shkrimi i mjekëve është një ‘gjuhë’ më vete për t’u deshifruar dhe thuajse e pamundur për t’u bërë nga njerëzit...

Aktualitet8 orë më herët

“Këneta, zero shanse të bindë shumicën”- Rama: Do dilni shumë të trishtuar më 11 maj

Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish opozitën në një komunikim live, duke e cilësuar si “kënetë” që nuk mund të...

Kryesore9 orë më herët

Publikohet sondazhi/ Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, për kë do të votonin shqiptarët?

PS vijon të ketë epërsi ndaj partive të tjera… Barometri Euronews Albania ka zhvilluar matjen e tretë zgjedhore në nivel...

Facebook