Mix
Dalin rezultatet e provimit të parë të Maturës Shtetërore 2023

Merr fund pritja për maturantët sa i takon provimit të parë.
Rezultatet për testin e gjuhës së huaj tashmë kanë dalë për maturnantët.
Mësohet se kalueshmëria është 96% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 24% e maturantëve.
Kujtojmë që provimi i gjuhës së huaj u zhvillua më datë 1 qershor dhe pas tij më datë 7 qershor u zhvillua ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Dy provimet e radhës ai i Matematikës dhe Lëndës me Zgjedhje do të zhvillohen respektivisht në datat 13 dhe 19 qershor.
Për rezultatet klikoni këtu.