Lidhu me ne

Kryesore

Plani i Bashës për zgjedhjet 2025: Do që të bëhet deputet dhe të hyjë në qeveri me Ramën

Sejamini “zbulon” planin e Bashës për zgjedhjet 2025: DoFotomontazh: Sejamini-Basha

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se plani i Bashës që ka nisur me rizgjedhjen në krye të PD-së, është që të zgjidhet deputet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe të hyjë edhe në një qeveri me Edi Ramën, nëse ky i fundit nuk bën numrat për të formuar vetëm kabinetin qeveritar.

Biseda në studio:

Rakipi: Sula nuk ka qëllim që të bëhet kryetar dhe as të shkojë te Berisha. Koreshi po ashtu. Të gjithë të tjerët, duan që të ikë Berisha, vetëm një po vrapon për ta zënë vendin. Po më mirë të humbasin përballë Ramës në 2025 dhe të zgjedhin një kryetar. Po nëse do një copë ndërmarrje Basha, le ta marrë. Ai shkoi dhe mori lesh në zgjedhje. Ai nuk mori asgjë mo… Këta nesër dhe mund të mbyllen, rreziku i kësaj partie është i madh. Nuk ka faj Lul Basha mo, ai ka mësuar atë se çka kanë bërë këta në 30 vite dhe thotë: Pse mos të kem dhe unë. Po do që Lul Bashën ta zgjedhin që nesër, hajde votojmë dhe ne.

Mërtiri: Këta nuk kanë një projekt politik.

Sula: Ne kemi projekt të ri, organizim, fytyra të reja.

Mërtiri: Këto janë llogje. Si do të vijnë fytyra të reja, kur s’e di se kush është kryetari?

Sula: Si do të vijë mo?!

Rakipi: A nuk e kishe këtë dhimbje 1 vit më parë kur nuk kishte kretar PD?

Mërtiri: Kisha mo.

Rakipi: Pse nuk e the pra?!

Mërtiri: Këto probleme pse nuk i ke thënë më parë?

Sula: I kam thënë gjithmonë.

Sula: Nëse grupet e punës nuk do të riorganizojnë partinë, s’do ta njoh rezultatin.

Sejamini: Më vjen keq, por pas një viti e gjysmë që ju kanë sjellë vërdallë, Basha do të zgjidhet kryetar. A do të largoheni nga grupi parlamentar?

Sula: Patjetër.

Koreshi: Po. Ajo çka do të bëhet, do të bëhet para datës 29 korrik. Ne do të punojmë për këtë gjë, jo me të fortë, si ata të fortët. Sot në Lushnjë kemi marrë 4 këshilltarë dhe Berisha po ashtu. Njerëzit thonë: “Bëni maksimumin dhe kuptojmë se Berisha duhet të hapë rrugën, por mos na e sillni Bashën.”

Sejamini: Projekti i Bashës është shumë i thjeshtë, do që të bëhet deputet në vitin 2025. Ata duan që të kenë një parti të vogël. Ju ngatërroheni sikur ai ka projekt për të sjellë opozitën në pushtet. PD nuk e rrëzoi dot Ramën kur ishit të bashkuar. Rama do frymë për t’u rrëzuar. Basha nuk ka qëllim për të bërë një parti për të fituar zgjedhjet. Madje ai do të hyjë në qeveri me zotin Ramën në 2025, nëse ky i fundit nuk merr numrat. 

Koreshi: Nëse ndodh kjo gjë, ju bëftë pushka top.

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore17 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar18 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix18 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar18 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar18 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook